Shkon në 10 numri i të dënuarve me COVID-19 në burgun e Drenovës! Dërgohen në Lezhë dhe në Tiranë, ruhen me policë të posaçëm

Shkon në 10 numri i të dënuarve të infektuar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion ku 2 persona kanë rezultuar pozitive ndaj covid-19. Më herët nga burgu i Drenovës u konfirmuan pozitivë 8 të dënuar.

Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitive 8 të parët, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit te të infektuarve, por të gjithë të prekurit me COVID-19 kanë rezultuar të jenë të dënuar. 

Të njëjtat burime thane se numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç dhe disa prej tyre janë dërguar në spitalin e Burgut në Lezhë dhe disa në spitalin e burgut në Tiranë.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha ka siguruar disa intervista me të afërmit e të dënuarve në Burgun e Drenovës, të cilët shprehen se shkojnë më maska doreza dhe u maten temperaturat në hyrje të institucionit. Ata nuk lejohen të takohen më të dënuarit, ndërsa lidhjet i bëjnë vetëm përmes Skype-it që nga nisja e pandemisë.

"Rregullat janë të mira kam hyrë me doreza dhe maskë, na matet temperatura. Kam burrin këtu, nuk më kanë thënë gjë nëse i është bërë tamponi", tha një qytetare që ndodhen në ambientet e jashtëm në Burgun e Drenovës.

"Ne hyjmë me maska e doreza, me të afërmit flasim vetëm në Skype që nga fillimi i pandemisë, nuk lejohemi të takohemi", tha një qytetar tjetër.

Edhe gazetari Arsen Rusta raporton se të dënuarit, të cilët janë në gjendje të rëndë janë shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa të tjerë ndodhen në spitalin e burgut në Tiranë.

Të shtruarit në infektim ruhen nga një polic për të parandaluar arratisjen e tyre. Polici qëndron i veshur njësoj si infermierët me veshjet përkatëse mbrojtëse ndaj COVID-19 gjatë gjithë kohës në ruajtje të të burgosurit të infektuar. Gjithashtu parashikohet dhe një masë shpërblimi për këto gardianë.

Rritja e numrit të të infektuarve në burgje ka sjellë dhe inspektimet e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ajo është ndalur në burgun e Rrogozhinës, i cili ka patur probleme me shfaqjen e koronavirusit që në krye të herës për rastet e evidentuara pavarësisht se së fundmi nuk janë evidentuar problematika.

Në takimin me dyer te mbyllura, Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anticovid, dhe sidomos tek trajtimi i personave të identifikuar me Covid. Në vijim Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare absolutisht të mos shërbejnë si justifikim për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë dhe se nuk do të tolerohet asnjë lloj abuzimi nga stafi për masat anticovid.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë

Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë