TIRANË- Një 25-vjeçar me iniciale D.D., është arrestuar, ndërsa një vajzë, 29 vjeç, me iniciale D.D., është vënë nën hetim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë marrë me forcë një person në mjetin e tyre ku dhe e kanë dhunuar.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa dy të rinjtë, 25-vjeçari i arrestuar është nga Tirana, ndërsa vajza e vënë nën hetim është nga Shkodra. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.