Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u ndalur te respektimi i sovranitetit të dy shteteve dhe përfaqësimi i shqiptarëve në vendin fqinj. Rama theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë statusin e popullsisë shtetformuese dhe mundësitë për t'u përfaqësuar në institucionet e vendit.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ndërhyrjet e kryeministrave në çështjet e brendshme të shtetit tjetër nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat i cilësoi si vëllazërore.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë që të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Rama: Synimi është të mos ketë më kontrolle në kufi! Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve (VIDEO)










