2 të rinjtë u vranë e u dogjën pas
prishjes së pazarave të drogës

2 të rinjtë u vranë e u dogjën pas<br />prishjes së pazarave të drogës
DURRES- Dy djem të rinj nga Fushë-Kruja u ekzekutuan me armë në një banesë në Shkozet dhe më pas u transportuan me makinë në zonën e Ish-kënetës, ku dhe u dogjen brenda në makinë.

Krimi makabër u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ndërsa policisë iu desht gati 2 orë per të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar.

Pasditen e sotme policia deklaroi se pas ketij krimi fshihen prishjet e pazareve të drogës dhe se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, 32-vjeçarin Odise Verbofshi, banues në lagjen numër 14 në Shkozet, Durrës. Ndërkaq u arrestua edhe një 20-vjeçar, banues në lagjen nr.15 në Durrës, Gazep Pili, i cili dyshohet të ketë bashkëvepruar me autorin në asgjësimin e kufomave.
 
20-vjeçari Gazep Pili ka lidhje gjaku me bashkëshorten e shtetasit Odise Verbofshi, dhe sipas policisë u arrestua për veprën penale të parashikuar nga neni 303 i Kodit Penal, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Makina tip "Mercedez Benz" me targa AA930BJ u gjet e shkrumbuar rreth orës 22:45 minuta të mbrëmjes së të enjtes (20 shkurt 2014), pranë tregut të makinave në zonën ku para viteve 1990 kanë qenë ish-vaskave e peshkut.  

Viktimat Albert Kasalla, 34 vjeç dhe Shaban Babasi, 27 vjeç nga Fushë Kruja, janë ekzekutuar me armë banesën e autorit në lagjen nr 14, në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinë (e cila i përkiste njërit prej viktimave) rreth 3 km më tutje, drejt zonës ku dhe i është vënë flaka makinës.

Trupat e djemve, janë gjetur të karbonizuar njëri në sediljen e pasme të mjetit dhe tjetri në bagazhin e makinës.

odise verbofshi, durres
(Në foto: Dy viktimat, Shaban Basasi (majtas), Albert Kasalla (djathtas) dhe në mes autori Odise Verbofshi) 

makina e djegur ne durres
(Foto: Makina Benz ku u gjeten te djegur Albert Kasalla dhe Shaban Babasi) Foto të tjera

ORA 18: 30 ZBARDHET VRASJA E DY TË RINJVE NË DURRËS
Pas hetimeve të ndërmarra gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme policia ka indetifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Durrës, shtetasin Odise Verbofshi, 32 vjeç, banor i lagjes Nr.14 Shkozet Durrës, i padënuar më parë, i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se po punohet me intensitet për kapjen e 32-vjeçarit Verbofshi.
 
Sipas hetimeve të policisë rezulton, se dy shtetasit Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç, banues në Fshat Fushë Krujë; ishin vrarë paraprakisht me armë zjarri dhe më pas ishin transportuar për t’u djegur nga autori i ngjarjes së bashku me automjetin në funksion të fshehjes së gjurmëve e provave.
 
Vrasja e dy të rinjve rezulton se ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së autorit në Shkozet, me armë zjarri pistoletë.
 
Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit Kanabis Sativa.
 
Sipas policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan dhe u pyetën në Polici 36 persona që kishin dijeni mbi hetimet në fjalë.
 
Ndërsa bëhet me dije se “krahas provave të tjera, në banesën ku ka ndodhur krimi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe:
-74 kg Kanabis Sativa e ndarë në pako, e stivuar në rafte në ambientet e banesës
-1 pistoletë e markës Ekol Special, e kalibrit 9 mm
-1 pistoletë me krëhër, e markës Lady K Italy, e kalibrit 8 mm
-1 krëhër pistolete me një fishek në të”.
 
“Shtetasi Odise Verbofshi është shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen e rëndë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278/4 dhe 283/2 të Kodit Penal. Aktualisht nga strukturat e Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës po punohet për kapjen e tij në bashkëpunim të ngushtë edhe me policinë e rretheve të tjerë e Policinë Kufitare; dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes mbi mundësinë e përfshirjes edhe të personave te tjerë si bashkëpunëtore në kryerjen e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
ORA 12: 12 BANESA KU MENDOHET SE NDODHI VRASJA  MENDOHET SE ESHTE E AUTORIT 
Banesa ku ka ndodhur vrasja e dy të rinjve është në lagjen nr 14 në Shkozet dhe mendohet se është banesa e autorit të krimit makabër. Mendohet se vrasja ka ndodhur për prishje pazaresh. Në këtë banesë janë gjetur edhe 70 kg kanabis sativa. Në banesë u gjetën gjurmë gjaku.  Banesa 1 katëshe ndodhet në një lagje me ndërtime të reja.  Në banesë, në krevat u gjetën 2 pistoleta.  

shtepia e vrasjes ne durres
(Foto: Shtëpia ku ndodhi vrasja e Albert Kasalla, dhe Shaban Babasi)

ORA 10:05 SAKTESOHEN EMRAT E VIKTIMAVE
Mjekët në morgun e spitalit të Durrësit saktësojnë se emrat e viktimave janë Albert Kasalla dhe Shaban Babasi, përkatësisht 32 dhe 27 vjeç. Mësohet se Shaban Babasi punonte në një lokal në qendër të fshatit Kamberas, kurse Albert Kasalla punonte në një gurore në Fushë-Krujë.

gurorja ku punonte babasi
(Foto Shqiptarja.com: Gurorja në Fushë Krujë ku punonte Albert Kasalla)

lokali ku punonte babasi
(Foto Shqiptarja.com: Lokali ku punonte Shaban Babasi)

ORA 09: 48: DY TE SHOQERUAR, NJE NE KERKIM
Policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

ORA 08:45 POLICIA GJEN BANESEN NE SHKOZET KU NDODHI EKZEKUTIMI 
Sipas policisë dy djemtë janë vrarë armë me zjarri në banesë në Shkozet dhe më pas janë dërguar me automjet në zonën e ish Kënetës, ku i është vënë flaka makinës.  Në banesën në Shkozet janë gjetur edhe gjurmë gjaku dhe gëzhoja. Makina ishte në pronësi të viktimave. 
 
ORA 08: 40 IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT,  SHABAN KASALLA DHE ARTUR BABASI
Policia thotë se viktimat janë Shaban Kasalla dhe Artur Babasi nga Fushë-Kruja. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve  njihen nga ana e policisë si problematikë. Duket se ka pasur sherr mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më përparadhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme. 
 
ORA: 08:15 DY KUFOMAT MENDOHET SE JANE NGA FUSHE KRUJA   
Policia thotë se dy kufomat janë të dy qytetarëve nga Fushë Kruja por nuk bëhen të ditur emrat për shkak të verifikimeve të fundit hetimore. Ndërkohë që familjarët janë thirrur për të bërë kqyrjen në morg. Më vonë policia pritet të japë edhe emrat e 2 djmeve  të ekzekutuar.

makina e djegur ne durres
(Ne foto: Viktimat,Shaban Kasalla e Artur Babasi duke u nxjerre nga makina 20 shkurt 2014)   

ORA 07:00 EKSPERTET PATEN TE VESHTIRE NXJERRJEN E TRUPAVE 
Makina  është dërguar në pjesën fundore të një rruge që lidh plazhin e Durrësit me zonën e Porto Romanos. Ekspertëve i është dashur më shumë se dy orë për të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar. Madje ata kanë përdorur kazma e lopata. Po kështu puna e ekspertëve ka qenë e vështirë për shkak se kemi të bëjmë me një zonë të errët dhe pa ndriçim. Pas orës 01:00 të mesnatës është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga automjeti.

ORA 23: 32 SI U ZBULUAN KUFOMAT 
 Dy persona janë gjetur pa jetë brenda një automjeti të djegur tek ish-vaskat e peshkut, pranë tregut të makinave në zonën e ish-Kënetës. Nga të dhënat e para dyshohet se personat mund të jenë ekzekutuar dhe më pas djegur. Fillimisht janë parë flakët më pas është njoftuar policia nga banorët e zonës.

Trupi i kufomave është nxjerrë nga automjeti i djegur pas orës 01:00 të mëngjesit. Sipas hetimeve të para të policisë, makina 'Benz' e shkrumbuar i përket zonës së Krujës. Efektivët e policisë tentuan të kontaktonin me pronarët e mjetit, por nuk u arrit asnjë kontakt.

Identiteti i viktimave enuk është bërë i ditur për shkak të shkallës së djegjes, ndërsa policia dhe një grup ekspertësh të mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetojnë për identifikimin dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Partizani bën 'bingo', Villarreal në La Liga kërkon mesfushorin e kuq

Partizani bën 'bingo', Villarreal në La Liga kërkon mesfushorin e kuq