2 ton kokainë nga Ekuadori në Gjermani/ Dalin pamjet, ja si vepronin shqiptarët dhe si funksiononte banda (Skema+Emrat)

Në Gjermani po zhvillohet gjyqi për tetë anëtarë të një bandë shqiptare që llogaritet që të ketë trafikuar mbi 2 ton kokainë gjatë periudhës midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018. Lënda narkotike trafikohej nga Amerika Latine, Ekuadori në drejtim të Gjermanisë e fshehur në kutitë me banane. Report Tv publikon pamjet si vepronte grupi i shqiptarëve në trafikun e kokainës.

Kokaina fshihej në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Grupi kriminal bazën e kishte në Hamburg. Trafikantët hynin më pas në depot ku ruheshin bananet dhe merrnin kokainën, deri më 320 kg për çdo rast. Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia. 

Në pamje, duket duken disa nga trafikantët, të cilët kishin qenë të armatosur në momentin që merrnin kokainën nga baza ku ishin vendosur bananet. Ndër shumë prova të siguruara për implikimin e  shqiptarëve policia bavareze disponon edhe  gjurmë AND-je  në objekte të cilat janë mbledhur në kuadër të hyrjeve me forcë dhe në paketimet e paletave të kokainës.

Grupi kontrollohej dhe drejtohej nga Hamburgu nga Dario Lame, i cili kishte marrë një banesë me qira nga ku drejtonte aktivitetin. Pas zbulimit nga policia në bazë u gjetën shënimet e dorëzimit dhe dokumentet e tjera mbi dërgesat e bananeve. Hetuesit e doganave dhe të policisë gjithashtu po shqyrtojnë nëse banda kishte lidhje me kompanitë e logjistikës. Ndërkohë që shqiptari tjetër Klajdi D. 25-vjeç kishte rol vendimtar, pasi kishte detyrë organizimin për marrjen e kokainës nga depot ku ndodheshin bananet në Bavari. Udhëheqës i grupit mendohet se ka qenë Alberto Kochsiek. Grupi hetimor ka përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.

Në prill 2018 policia gjermane arrestoi 13 shqiptarë dhe tre persona të shtetësive të tjera me akuzën e trafikut të 180 kg kokainë nga Hamburgu në Holandë. Report Tv siguroi emrat e 13 personave që janë arrestuar asokohe. Katër anëtarë të bandës u dënuan në dhjetorin e vitit të kaluar në Hamburg, në një gjyq më vete, pasi ishin kapur si korrierë të drogës teksa transportonin 180 kg kokainë nga Hamburgu në Holandë. Ata kanë marrë dënime me nga disa vjet burg, por prokuroria e Hamburgut ka paralajmëruar se do ta dërgojë vendimin në Apel, sepse masa e dënimit kishte qenë shumë e ulët. René Matschke, drejtor i hetimeve doganore të Hamburgut se "Ata patjetër shumë mirë të organizuar".

Shqiptarët e arrestuar në datë 20 Maj 2018
1.    Orneo Margjeka
2.    Emiljan Hysenaj
3.    Dashamir Ndoj
4.    Dario Lame
5.    Ervin Llusha
6.    Izmir Lami
7.    Dolan Kocani
8.    Agim Zeka
9.    Marjan Tola
10.  Mevlan Beca
11.  Granit Bajrami
12.  Artan Mehmeti
13.  Blerim Cakraj

Të huaj
1.    Alberto Kochsiek
2.    Anel Begovic
3.    Kofi Oteng

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura