Nga Lul Berisha tek Ben Qimja/ 9 emrat e njohur të botës së krimit nuk 'bindin' OFL-në! Dosjet për sekuestro të pasurive në SPAK

Nga Lul Berisha tek Ben Qimja/ 9 emrat e njohur të botës së krimit nuk 'bindin' OFL-në! Dosjet për sekuestro të pasurive në SPAK

TIRANË - Dosjet për sekuestro të pasurive të nëntë persona të hetuar, gjykuar, e disa të dënuar nga drejtësia, tashmë janë në tryezën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. pasi kanë kryer të gjitha veprimet paraprake dhe hetimet për pasuritë e emrave të njohur të botës së krimit brenda dhe jashtë vendit, Operacioni Forca e Ligjit ngriti dyshime për pasuri të pajustifikuara me burime të ligjshme, ndaj u dorëzoi formularët për vetëdeklarim Lulzim Berishës, Ardian Çapjes, Suel Çelës, Dashamir Gjokës, Edlir Hysenajt, Emiljano Hysenajt, Saimir Taullaut, Arben Isufajt dhe Plarent Dervishajt. Me marrjen në dorë të auto-deklaratave të pasurive të tyre, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, me kërkesë të OFL-së ka dorëzuar në SPAK dosjet me veprimet dhe hetimet e kryera ndaj tyre me kërkesën për marrjen e masës së sekuestros.

 SPAK ka 15 ditë kohë që këtë kërkesë për sekuestro ta dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendimin e sekuestros ose jo, të pasurive të dyshimta të vëna me para krimi.

Të nëntëve iu dorëzua kërkesa me shkrim për të vetëdeklaruar pasuritë dhe burimet e të ardhurave, por me marrjen në dorë të autodeklaratave, Operacioni "Forca e Ligjit" nuk është bindur për burimin e ligjshëm të pasurive të tyre.

Deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në gjykate për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për sekuestrimin e pasurive. Pritet që sot drejtuesi i SPAK të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga operacioni OFL, pasi një pjesë e materialeve të referuara nga policia janë të gjykuara me vendim të formës së prerë dhe një pjesë janë të sekuestruara dhe ende ndodhen në proces gjyqësor.

Nente te dyshuarit per pasuri te pajustifikuar, dosjet ne SPAK
Lulzim Berisha
Ardian Çapja
Suel Çela
Dashamir Gjoka
Edlir Hysenaj
Emiljano Hysenaj
Saimir Taullau
Plarent Dervishaj
Arben Isufaj (Ben Qimja)

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fbvb: 08/06/2020 13:40

    po po

    Përgjigju
  • Tani Lines Durres: 10/02/2020 18:25

    Bravo policia po kap ca gjysha tvjeter. Kriminelat me kollare ke ne durres sa te dush er bab. Ke Ardjan Iljazi drejtor hipoteke hajdut pronash, ke sekserin e tfortve dhe trafikantin e kurvave Ervin Krymbi me shpi lluksi me 4 makina lluksi qe shperndan edhe droge neper durres. Shko kapini se neper durres i keni me dashnore tu bredh.

    Përgjigju
  • Ben qimja te pjata: 10/02/2020 16:11

    OFL ska kap Ervin Krymbin qe ka pasuri te pajustifikume ka makina lluksi qe bredh neper durres dhe eshte ushtar i tfortve te durresit. Ervin Krymbi dhe Ardjan Iljazaj kane vjedh prona dhe toka bregdet kur kane qene te hipoteka durres i kane ne emra tjere. Ardjan Iljazaj ka ble makin BMW pa qen ne pune fare. Ti kontrolloje OFL ne durres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne