Kanë kaluar dy vjet nga tragjedia e 9 marsit të vitit 2014,kur Edlira Çopa, vrau me thikë tre vajzat e saj në Leço të Italisë, Simonën 13 vjeçe, Kejsin 10 vjeçe dhe Sindin 3 vjeçe.
Por dy vjet nga krimi makabër, babai i vajzave, Bashkim Dobrushi,ende nuk ka gjetur paqe. Mëngjesin e mërkurës Bashkimi ka shkuar te varrezat e lagjes dhe ka vendosur tufa me lule mbi varret vajzave. Varret i ka rregulluar vetë në një vjetorin e varrimit ndërsa në një pllake të veçantë përkujtimore me fotografitë e Simonës, Kejsit dhe Sidnin, ai shkruar fjalët e fundit për vajzat e tij.
“Sa herë bie dera ngrihem ta hap. Them po vijnë vajzat e mia dhe derën tua hap. Por kur hap derën dhe shoh të tjerë I heshtur largohem dhe rri si i mjerë. Të përjetshme do të jeni gjithmonë”. Nga babi juaj Bashkim Dobrushi”

"Kujtimin e tyre e kam gjithmon. Kur dilja me to, i kujtoj gjithmon. "Hekuri fillon ndryshket pastaj konsumohet". Po të jem këtu, do ti vizitojë cdo ditë tek varri."

Për të këtë dhimbje të madhe, atij i janë gjetur pranë të gjithë të afërmit. Duke nisur nga familjarët e deri tek autoritetet e e qytetit të Lekos.
Trupat e pajetë të tre vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi janë varrosur në lagjen Dobrush të fshatit Shëmri të njësisë administrative Malzi të Kukësit. Simona, Keisi dhe Sidni, të cilat sot do të ishin 15, 12 dhe 5 vjeçe u qëlluan për vdekje me thikë nga nëna e tyre në qytetin e Lekos në Itali.
Çopa është shtruar në një spital psikiatrik në Mantova ku do të qëndrojë për 10 vjet. Askush nuk ka shkuar ta vizitojë këto dy vite.

(Bashkim Dobrushi)
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO