2 vite pas rënies në krye të detyrës/ NATO në Letoni përkujton Dëshmorët Klodian Tanushi e Zarife Hasanaj: Gjithmonë mes nesh

2 vite pas rënies në krye të detyrës/ NATO në Letoni përkujton Dëshmorët Klodian Tanushi e Zarife Hasanaj: Gjithmonë mes nesh

Ashtu si edhe vitin e kaluar, forcat e armatosura të NATO-s në Letoni kanë përkujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, major Klodian Tanushi dhe Rreshter Zarife Hasanaj të cilët ranë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Të gjithë ushtarakët e të gjitha kombeve të aleancës së madhe ushtarake në kampin Adazi shprehën se bashku ngushëllimet e tyre dhe përkujtuan ish kolegët e tyre të rënë Dëshmorë.

Ata shihen që në duar mbajnë kurora me lule ku shkruhet “Gjithmonë mes nesh”.

“Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me “eFP BG” Letoni ndërsa kryenin një mision real. Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata”, thuhet në postim.

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi (pas vdekjes), me motacionin: “Në shenjë vlerësimi ndaj ushtarakut i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë në radhët e Forcave tona të Armatosura, të treguar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë krah për krah si aleatë të denjë dhe të shkëlqyer të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO)”.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForwardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive në Letoni.

Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje me datë 6 maj, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?