2 vite zv.kryeministër, Braçe: E kam bërë punën me zemër, jo për karrige

2 vite zv.kryeministër, Braçe: E kam bërë punën me zemër, jo për karrige

Më 28 dhjetori 2018 kryeministri Edi Rama njoftoi se postin e zv.kryeministrit do e mbajë Erion Braçe. Kjo ditë është kujtuar me emocion nga vetë Braçe, i cili shkruan se këtë punë e bën më zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige.

Braçe shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur

"28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo", shkruan Braçe.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018, ky njoftim u prit me ovacione të gëzueshëm nga salla, ndërsa vetë Rama e konsideroi atë si një nga personat e duhur për të mbajtur këtë post.

 “Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erjon Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën  dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve. Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e  tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës", tha Rama në 2018.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Brace: 28/12/2020 18:16

    O gjigand , futi nje grusht Metes. Mos harro dhe nje palle Monikes

    Përgjigju
  • Ema: 28/12/2020 12:55

    Je njish i PS . Me edukat dhe inteligjent

    Përgjigju
  • Ervin: 28/12/2020 12:45

    Na preke o brace,lere . Vetem konstatime ben ti dhe denoncime a thua se je ne opozit akoma

    Përgjigju
  • dritani: 28/12/2020 12:32

    Z.Brace, nuk jemi takuar asnjehere e ka gjasa te mos takohemi, po ne distance ju kam ndjekur qekur ishit gazetar e aq me shume sot ne politike. Te besoj ne cdo fjale qe thua. Eshte me fat Edi Rama qe te ka ne krah te djathte, se ne pune e marredhenie nuk je hilexhi, po edhe pse shtatvogel, punemadh e safi flori!

    Përgjigju
  • Lorenci: 28/12/2020 12:30

    Po çfare perkushtimi ke treguar o Brace?! Po sa here ju kemi derguar ankese me shkrim per nje problem dhe asnjehere nuk e moret mundimin as te ktheni pergjigje, jo me qe ta zgjidhnit. Ja, keshtu i sherben njerezve ti.

    Përgjigju
  • Viktime e rilindjes: 28/12/2020 11:56

    Sa pare vune per 2 vjet brace ? Kjo eshte strategjija e rilindjes I perkushtuar mund te jete nje I varfer por jo juuu simbol I korrupsionit

    Përgjigju
  • adi: 28/12/2020 11:20

    tallesh? se keto e besojn me verte ca thojne ose tallen me ne ska mundesi. jemi me te varfer sec kemi qene ky dwarfi flet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë