2 vjet pa pagë, punonjësit e uzinës së armëve në protestë: Do t'i drejtohemi Ambasadës Amerikane

Rreth 150 Punonjës së Uzinës së Armëve në Poliçan janë ngritur sërish në protestë këtë  të premte, pasi prej dy vitesh nuk marrin rrogën.

Punëtorët që punojnë prej vitesh në sektorët më të vështirë të Uzinës së Armëve,duke filluar nga prodhimi i fishekëve deri tek montim-çmontimi i predhave luftarake, shprehen se kjo gjendje ju ka vështirësuar jetën dhe i ka rrënuar ekonomikisht.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan,Abedin Çela, i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për pagesat e punëtorëve të Uzinës.

Nëse nuk merren masa punonjësit paralajmërojnë se do t'i drejtohen për zgjidhje Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Protestues: 16/06/2019 03:04

    Ligji numur 1 I kushtetutes duhet te jete pagesa e puntorit. Ky ligj eshte ne USA o BURRA ne proteste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka