20 arbëreshë të Italisë do të vijnë
në Shqipëri për Vitin e Skënderbeut

20 arbëreshë të Italisë do të vijnë<br />në Shqipëri për Vitin e Skënderbeut<br>
“Të dua Arbëri” një aktivitet me përmasa mbarëkombëtare pritet të zhvillohet nga data 1 deri ne 6 Maj në Shqipëri në kuadër në kuadër të shpalljes  nga Qeveria Shqiptare, të vitit 2018 si  Viti i Skënderbeut. Aktivitetet do të shtrihen në Tiranë, Krujë, Lezhë, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër të Madhe. Grupeve etnike do t’u shtohen edhe një grup i madh i shqiptarëve të Italisë. Gjatë ditëve të aktivitetit një grup prej të paktën 20 arbëreshësh,  do të përformojnë në muzikë, teatër, kulinari, traditat më të mira të spikatura, nga  enciklopedia  njerëzore  e arbëreshëve, parardhësve të shqiptarëve  të Italisë, një nga rastet unikale në botë të ruajtjes në këtë formë kaq sublime të jetës së të parëve të tyre .

Në kuadër të shkëmbimit të këtyre traditave dhe aktivieteve të larmishme që do të zhvillohen në Tiranë dhe në rrethe të vendit, Qendra Albanian Excellence në Tiranë dhe Shoqata Vorea, me qendër në Frascineto, Itali, kanë nënshkruar pak ditë më parë në në këtë qytezë të vogël të Kalabrisë  një marrëveshje bashkëpunimi. Frascineto banohet nga shumica e një popullate arbëreshe. Sipas Presidentes së Albanian Excellence, Flora Nikolla:  “Marrëveshja ka në qendër të saj, evindentimin ,vlerësimin, njohjen dhe përhapjen e traditës arbëreshe, një qëndrese kjo  kolektive e admirueshme ndaj të parëve të tyre, që kurse u detyruan të lënë Arbërinë pas shekullit XV, me vdekjen e heroit kombëtar të shqiptarëve,  Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Kjo marrëveshje u nënshkrua në Komunën  e Frascineto-s,  në prani të Kryetarit të Komunës, Dr. Angelo Catapano, për Albanian Excellence nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës, znj. Flora Nikolla dhe për Shoqatën Vorea nga Drejtoresha Ekzekutive, znj. Lucia Martino.

“Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim dyvjeçar mes dy shoqatave të njohura për aktivitetin e tyre konkret në favor e në mbështetjes të vlerave më të mira shqiptare dhe arbëreshe, në kulturë, art dhe turizëm , një sferë për të cilën dy shoqatat do të angazhohen përmes shumë iniciativa të reja, nisur edhe nga që  turizmi  është më pak i zhvilluar mes  dy vendeve në kohën e ushtrimit të turizmit kulturor, elitar dhe emocional me nota argëtimi:”, tha Flora Nikolla për “Shqiptarja.com”

Marrëveshja, parashtron njëherazi edhe organizimin e  aktivitetit shumëdimensional. Në bazë të kësaj Marrëveshje, gjatë këtyre ditëve , grupi prej të paktën 20 arbëreshësh i bashkohet projektit “Të dua Shqipëri ! ” Kryetari i Komunës së Frascinetos, Dr . Catapano , ka përgëzuar palën shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e cilësuar si “një hap më shumë më afrimin mes  Arbëreshëve të  Italisë dhe Shqipërisë”

Ai falënderoi gjithashtu të dy shoqatat , për vullnetin e  tyre të mirë në organizmin e aktivitetit “Të dua Arbëri “ në muajin  Maj në Shqipëri, duke u shprehur optimist që ky aktivitet kaq  domethënës , do të vijojë edhe me aktivitete të tjera nga të dyja shoqatat , shqiptare dhe italo-arbëreshe.

Zonja  Lucia Martino, aktiviste e njohur edhe në bashkëpunimet  e mëparshme dhe një zonjë e rrallë në ruajtjen  dhe zhvillimin e traditës arbëreshe tha se,  ishte  e emocionuar dhe priste me padurim zhvillimin  e “Të dua Arbëri”, ku ajo do të prezantonte njëherazi me grupin e  saj  të gjithë atë punë të vullnetshme e plot dashuri, që ka bërë për një kohë të gjatë, në krijimin e traditës teatrore , të ruajtjes së kulturës së gjithë kahershme shqiptare përfshirë edhe kulinarinë  të cilën ajo me shumë zell, dëshëron t’ua bashkangjisë edhe menuve të restoranteve shqiptare.

 Flora Nikolla, drejtuese e  Qendres  Albanian  Excellence është shprehur se projekti, “Të dua Arbëri”, është një projekt  i ndërtuar,  me dhe mbi dashuri e vlerësim për këtë pjesë shqiptaro-italiane, të cilët me devotshmëri kanë ruajtur deri më tani, gjuhën, traditat, doket shkrimin e shqipes, ashtu sikundër edhe ritet  fetare.

Flora Nikolla është shprehur më tej se “në të gjitha fushat sikundër edhe letërsia arbëreshe,  ka shumë krijues, poetë, shkrimtarë, intelektualë të njohur, jo vetëm në Itali e Shqipëri por kudo edhe në mërgatë dhe kjo është një detyrë më shumë e shoqatës që ajo drejton për evidentimin dhe botimin  e tyre në një të afërme,  në vëllime të veçanta, si një vlerë e shtuar  e këtij fenomeni historik dhe me vlera unikale”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi