20 Champions vihen përballë në Angli, sonte spektakël në Liverpool-Real Madrid! 'Përralla' e Napolit, Frankufurt gati për ta prishur

90 minuta historike janë të rezervuara sonte në orën 21:00 në ‘Anfield’. Kjo pasi Liverpool do të presë Real Madridin për t’u përballur për ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions League, që tifozëve do iu rikujtojë edhe njëherë finalen e sezonit të kaluar, të fituar nga spanjollët me golin e Vinicius Junior.

Mungesat e sigurta i ka Reali, pasi ‘galaktikët’ nuk kanë grumbulluar për arsye shëndetësore mesfushorin gjerman Tomi Kroos dhe atë francez Tchuameni. Te Liverpool-i ndërkohë është në pikëpyetje vetëm Darëin Nunez, por edhe ai mund të rikuperohet deri në momentin e ndeshjes. Trajneri i anglezëve, gjermani Kloop thotë se në rast se duan kualifikimin duhet të bëjnë dy superndeshje, ndërsa rezervon fjalët më mbreslënëse për kolegun e Real Madrid, Carlo Ancelotti-n. Ky i fundit para sfidës është shprehur se pret ‘që në Angli Liverpool-i ti marrë frymën me presion skuadrës së tij’.

Po në orën 21:00 në Gjermani do luhet një përballje tejet interesante me Eintrachtin e Frankfurtit që do presë Napolin. Italianët kanë bërë një fazë grupesh për t’u mos harruar dhe sonte kërkojnë vazhdimësinë dhe në Europë, pasi Seria A tani duket një çështje e ezauruar.

Ish-trajneri Benitez ka befasuar këdo duke deklaruar se e sheh Napolin si pretendent për fitimin e Champions League, por trajneri aktual Spaletti para ndeshjes ka thënë se ‘skuadra duhet të luajë pa frikë dhe se shanset për në çerekfinale janë 50 me 50’. Sakaq trajneri i gjermanëve pretendon se kanë marrë të gjithë masat që Frankfurt të kalojë në turin tjetër.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena