Gjyshja e tij, Rubie Muharrremi pohoi për A1Report se familja nuk ka ende asnjë informacion mbi vendodhjen e djalit. Ajo kërkon që gjithkush që ka dijeni mbi zhdukjen e Lulzimit të lajmërojnë familjarët. Sipas zonjës Muharremi ata nuk do të hakmerren ndaj askujt vetëm mjafton që djali t’i kthehet në shtëpi.
Lulzim Osmani rezulton i humbur prej 20 ditësh. 24 vjeçari sipas familjarëve, 20 ditë më parë ka dalë për të punuar si çdo ditë tjetër dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët pohojnë se ata kanë kryer dhe denoncim në polici por ende nuk ka asnjë shenjë jete. Sipas tyre, 24 vjeçari është i njohur pothuajse në të gjithë qytetin e Fierit pasi lante xhamat e institucioneve apo objekteve private.
Familjarët bëjnë thirrje nëse dikush ka informacion të kontaktojë me ta në numrin e telefonit 0693359458.
