TIRANE - Një ish i burgosur politik, tenton të vetëflijohet duke i vënë flakën vetes. Ngjarja tragjike e cila mund të shënonte të tretin rast të vetëdjegieve nga shtresa e ish të përndjekurve pas atij të grevistëve Gjergj Ndrecës (3 ditë më parë) e Lirak Bejkos (një ditë më parë), u parandalua nga policia. Forca të shumta policie të cilat prej mbrëmjes së djeshme gjenden në vendngjarje, parandaluan aktin e vetëflijimit gjatë momentin që ish i burgosuri Gani Alia po lyente trupin e tij me benzinë. Alia nuk ishte pjesë e grevistëve. Gjatë momentit që ndalet nga policët ai shprehet se ka vuajtur dënimin 20 vjet në burgun e Spaçit e nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. "Edhe po ika këtej do hdhem nga pallati, do vras veten", janë fjalët e ish të burgosurit Gani Alia teksa shoqëruar në Komisariat pas tentativës për tu vetëflijuar duke djegur veten me benzinë. Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaron arsyet e shoërimit të 58 vjeçarit, gani Alia në komisariat duke thënëse do të merret në pyetje në prani të psikologëve. Kreu i shoqatës së ish të burgosurve politik, Skënder Tufa kërkon ndërhyrjen e Kryministrit Berisha sepse në të kundërt do të përballet me veprime që as ish të përndjekurit nuk i dëshirojnë, pasi sipas tij gjendja shëndetësore dhe psikike e grevistëve dhe e ish të burgosurve politik në përgjithësi është jashtë kontrollit të tyre.

Ish të burgosurit politik kanë hyrë sot në ditën e 20-të të grevës së urisë. Në dy cadrat e vendosura në ambientet e jashtme të Komunës së Parisit ndodhen 10 grevistë, ndërkohë që 3 të burgosur politik ndodhen në qendrën spitalore "Nënë Tereza" me plagë të rënda djegieje. Kryetari i shoqatës së të burgosurve politik deklaron se grevistët janë të vendosur në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike.Duke konfirmuar se në çadra nuk ka asnjë pikë benzinë, Tufa paralajmëron për veprime të tjera. Ndërkaq, pasditen e sotme i është rikthyer grevës, ish i burgosuri politik, Agim Kollçaku i cili mori plagë djegieje gjatë tentativës për të ndihmuar shokun e tij, Lirak Bejko për t’i shuar flakët."Në çadër nuk ka asnjë pikë benzinë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë veprime të tjera. Ai po tallet me këta njerëz të bëhet gati se do të ketë veprime të tjera”- tha Tufa ne nje prononcim për TV A1 Report nga çadrat ku ndodhet gazetarja Gentiana Haxhija sot rreth orës 14:15.  Në orën 10:00 Për 30 minuta të burgosur politikë të mbështetur dhe nga AK e sindikata të tjerë protestuan para parlamentit, ndërkohë që greva e urisë u bë objekt debati edhe në parlamet.