20 ditë moratorium pyjesh, Agasi:
Janë vendosur 450 mln lekë gjoba

20 ditë moratorium pyjesh, Agasi:<br />Janë vendosur 450 mln lekë gjoba
450 milionë lekë të vjetra. Është kjo vlera e gjobave që ka vendosur Inspektoratit i Mijedisit vetëm 20 ditë nga hyrja në fuqi e moratoriumit të pyeve. Kreu i këtij Inspektorati të Mjedisit Ergys Agasi u shpreh në një dalje për mediat se janë arrestuar 4 persona si dhe janë marrë 9 masa adimisnitartove.

"Vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje. U vendosën  9 masa administrative me 50 milionë lekë të vjetra  gjobë secila, me një total prej 450 milionë lekë të vjetra.Rastet e ndaluara janë konstatuar në qarqet: Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste).
Në të gjitha rastet janë sekuestruar 59 m3 lëndë drusore në total.
"-tha Agasi

Fjala e plotë e Agasit
Pavarësisht inspektimeve të shumta dhe të përditshme në terren, fokus kryesor i punës së inspektoriatit ka qënë informimi i komuniteteve lokale si dhe grupeve të interesit mbi legjislacionin në fuqi dhe masat që duhen marrë në zbatim të tij. Krahas zbatimit të moratoriumit të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ka vijuar inspektimet e përgjithshme dhe të vazhdueshme në mbrojtje të Mjedisit .
 
Në shkallë vendi, për periudhën 1 Shkurt - 3 Mars, janë kryer rreth 750 inspektime, nga të cilat për mbrojtjen e gjuetisë 150 inspektime.
 
Për shkeljet e konstatuara janë kallëzuar në Organet e Prokurorisë 4 shtetas, si dhe janë vendosur gjithsej 52 masa administrative, dënim me gjobë në vlerën 482 milionë lekë të vjetra dhe me vlerë dëmi 1,5 milionë lekë.
 
Përveç gjobave në pyje, janë sekuestruar armë gjahu, duke ndëshkuar autorët për gjuetinë e paligjshme, bimët mjekësore e prodhimet e dyta pyjore. Vijon puna intensive nga ana e Inspektoriatit për proçedurat e ndjekjes ekzekutimit të gjobave. 
 
ISHMP u kërkon gjithë qytetarëve dhe subjekteve, që të zbatojnë moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve dhe moratoriumin e gjuetisë. ISHMP  garanton se është e vendosur në punën e saj dhe do të vazhdojë kontrollet intensivisht në të gjithë vendin, në zbatim të ligjit dhe në ruajtje të natyrës dhe  të Mjedisit.
 
Gjithashtu, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka filluar proçedurat e implementimit të një projekti kombëtar për monitorimin në kohë reale me kamera të të gjitha akseve kryesore të transportit të lëndës drusore, projekt ky që do të jetë funksional brënda verës së këtij viti
 
 Në fund, ISHMP apelon të gjithë qytetarët, median dhe opinionin publik,  që të jenë pjesë e denoncimit të rasteve të shkeljes së moratoriumit, duke dhënë kontributin e tyre si qytetarë të këtij vendi përmes aplikacionit “MjedisiIm”.
 
Aplikacioni “Mjedisi IM” është në dispozicion të qytetarëve i aksesueshëm në çdo telefon android apo iphone për të  denoncuar në kohë reale cdo shkelje të konstatuar.
 
Mjedisi është një e mirë e përbashkët dhe sfidat që parashtron tejkalojnë çdo mandat politik, ndaj bashkëpunimi komunitet-inspektoriat është parakusht nësë mendojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë
 
Redaksia online]
(s.m/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën