20 doganierë e zyrtarë të rrugores merren të pandehur, shmangën 100 mln lek taksa gjatë zhdoganimit të mjeteve (Emrat)

Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.

Çështja është hetuar nga prokurori i Durrësit Afrim Shehu,i cili pas dy viteve hetim, ka vendosur të mbyllës dosjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë me 20 të pandehur. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se disa persona si, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar si “kapsa” në emër të agjencisë doganore “Laura One”, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, duke siguruar dokumentacion origjine me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat j’a bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore,e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor. Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, këta persona prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë.

Këtë praktikë, j’a bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve. Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës. Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR, Tiranë.

Në të gjitha rastet objekt hetimi që ka pasur prokuroria, personat si Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One”, të cilët kanë krijuar dokumentacion fiktiv në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve. Me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore, sipas vlerës së përshkruar në pjesën përshkruese për secilin rast, në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Si përfaqësues te zyra doganare Durrës, e cila ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhe verifikimit të dokumentacionit, veprimet janë kryer nga Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si doganier. 

Me këto veprime duke pranuar të legalizojnë dhe çlirojnë mallin e deklaruar në doganë, pa verifikuar dokumentacionin e paraqitur dhe aktin e përfaqësimit nga subjektet deklarues, për të pandehurit Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, vlerësohet se është vepruar në bashkëpunim për arritjen e qëllimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe të një rezultati kriminal të dëshiruar prej tyre, shmangien e detyrimeve doganore. Po të mos kishte funksionuar qoftë edhe njëra prej hallkave të këtij zinxhiri, kontrabanda, objekt i hetimi nuk do të ishte realizuar. Për këo fakte, janë akuzuar dhe marrë të pandehur, dhe dërguar për gjykim, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Lista e personave të parë të pandehur:

1. Qani Kacmoli          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 2. Erdi Çena               “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 3. Xhuljano Sorra       “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 4. Glodian Sulaj         “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 5. Xhevdet Mali          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 6. Keni Braçe              “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 7. Xhani Rama            “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 8. Edmond Jupe          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 9. Altin Maleqka           “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 10. Indrit Tafalla              “Shpërdorimi i detyrës”

 11. Elison Shehaj            “Shpërdorimi i detyrës”

 12. Agjencia Doganore “Laura One”     “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 13. Neritan Bablusha          “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 14. Endrit Pllumbi               ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 15. Andi Lara                       “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 16. Ilirjan Çelçima               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 17. Arben Qëndro               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 18. Sokol Mehmeti              “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 19. Merita Zonja                  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 20. Mereme Dervishi           “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vogel: 20/09/2020 21:49

    hhhdjdj

    Përgjigju
  • o shqiptarja.com: 20/09/2020 01:55

    o shqiptarja.com o cu kenaqem. po hapni nje rubrike te vecante vetem per doganen se i nxirrkan te githe te palarat vete keta qenkan gjithe spinune. hajde se ju vjen SPAKU tani dhe e shihni ju o SPAK me te pifsha dolline

    Përgjigju
  • Boss ene Trim: 20/09/2020 00:05

    Besoj nga komentet cdo gje even Mir neper dikastere e institucione ..! 41bisi per te korruptuarit ,, lug, pirunje Edhe motren Po te jet e nevojshme !!! Sprioshukrija ka ndonje urim per komandantin e batalionit te legjonit te aqif kapertonit ?? Tfala shukriut o tualet bradasheshi !

    Përgjigju
  • Tekniku lavatrices: 19/09/2020 23:12

    Si ka mundesi qe ketij Gjon Bardhit s'po i hy gjemb ne kembe? Gjithe keto skandale e vjedhje, nje injorant qe drejton nje nga institucionet me te rendesishme financiar ne vend. E ka bere si prone te vete , puneson hajdute e i perdor si kamikaze te vete per te vjedhur. Drejtor medioker qe favorizon kondrabanden per te mbushur xhepat e tij . Te rroje Partia per keto hajdute !!

    Përgjigju
    • Hidrauliku: 20/09/2020 12:28

      Nuk i hyn gjemb ne kembe se e mban Shefqet Kastrati duke i plotesuar planin, nga ana tjeter botet e naftes vuuuuu. Pjelle komunistash u mbulofshi me m.t.

  • Hunderri: 19/09/2020 22:45

    Nuk kane te sosur pislleqet e doganes. Normal qe vetem vjedhje e korrupsion sa kohe eshte ne krye Hajduti Gjon Goma me bekimin e Braces. Te gjitha behen me dijenine e miratimin e tij. Prandaj mos u habitni qe keto qe u arrestuan sot, do dalin shume shpejt e do promovohen ne detyra me te larta si hajdute te sprovuar.

    Përgjigju
  • Kadri qorri: 19/09/2020 22:15

    Ka shkiar dogana shqiptare ne piken me te dobet historike.me shpikjet qe bene ca pirranec si Sajmir Sinani dhe rekrutimet ne administrate te njerezve pa nivel te vjen turp te thuash jam doganier

    Përgjigju
  • Skifteri: 19/09/2020 20:07

    Lereni tn se do bej shtet erjon brace me klod canin. e riktheu perseri fuqishem ne dogana, mereni vete me mend se ska nevoje per komente. Erjon sa te bej dhe un ca muaj burg do te te sjell CV-ne.

    Përgjigju
  • Piku: 19/09/2020 19:40

    Kur permend doganen mendja te shkon vetem tek gomat e gjon pagezorit

    Përgjigju
    • Ziniu: 19/09/2020 23:23

      Haha gomat jane specialitet i Gjonit. Po mos e trazoni te shkretin, lereni te pi raki tere diten

  • Ha ha ha: 19/09/2020 19:38

    Po mire o rilindsa ju vjen marjani nga pd dhe ju ben zbor dhe ju rrini si buf e veshtroni??? Po mire po turp sju vjen po mllef nuk kini fare. Aq sa e keni luftuar ate person me mire paguar ta vrisni Dhe shpetoni edhe si ps edhe si pd se ai bela do jete sa kohe eshte ne kembe.

    Përgjigju
    • Genci: 19/09/2020 20:04

      Hahaha kur u del ne shesh Marjani plasin sms shpejt se erdhi, agjencite doganore mbyll, doganiert neper kafe, sec bie nje qetesi a thua eshte pushim ne dogane. Ik o Gjon liroja vendin Marjanit se nuk je per ate pune shoku. Aq shume sa e ke sulmuar Marjanin ske me pa qetsi per gjith jeten o i zi.

  • sapa: 19/09/2020 19:07

    Dalin jashte prape si gjithmone.Kemi te bejme me nje poull hajdut ne mase ekstreme ne cdo institucjon dhe cdo zyre te ketij vendi te qelbur!

    Përgjigju
  • Kakavia: 19/09/2020 19:00

    O Eduart Veizi misioni jot ne dogan dihet spiuno dhe vidh po kur te permendesh Marjanin duhet ta lash mire gojen me acid o pisanjos.Beme feste kur ike qe kendej o spiun i peshtir.

    Përgjigju
  • Ed Spiun Veizi: 19/09/2020 17:37

    Bravo Gjon.Vetem ti di ta mbledhesh doganen.Tregoi vendin dhe Marjanit tani se i takon

    Përgjigju
    • Alti: 19/09/2020 18:04

      O shoku i ngushte i Edit ti po thua qe mbas 2 vitesh sdo kete me vend ne burgje se kaq shume pislliqe qe jane bere ne kohen e Gjonit ska ndodhur me asnje drejtor tjeter. U bejme thirrje autoriteteve te ndertojne sa me shume burgje dhe drejtor burgu te jete Gjoni.

    • Shoku ngushte i Edit: 19/09/2020 17:53

      Ed me ne fund fillove te kerkosh ndihmen e Gjonit. Po i pate blere ate dite gjith leket droge dhe si ke cuar gje Gjonit pz ska me te ndihmuar. Mbas 2 vitesh qenka zbardhur kjo ngjarje. athere doganieret e Gjonit prisni mbas 2 vitesh te dalin se kto ishin te Belindes. Edi vazhdo mos e fut emrin ne sistem se me te ren ndonje praktike me te kuqe do shkosh prap te besh serum nga frika. Vetem kaq mund te beje lala Gjoni per ty qe te ka heq emrin nga praktikat me te kuqe, me shume ska mendere se eshte perlyer keq ma beso.

  • Ylli Hatellari: 19/09/2020 17:22

    Kapni Gjon Bardhin qe na kerkon leket te zyra e me fulliqi duke bere kontrabande gomash, ma nxiu surratin e spo me del ne mbrojtje. Me internoj ne Berat duke me mbyll syte me drejtorllek. Un qe te mar veten dua te behem drejtor ne vend te Jul Mehja ose Lukes se Migjenit. Mos punoni me Gjonin se ta fut, te mer leket e te ben te maresh kredi. Gjon jam betuar qe do te ta ze vendin e do te ti bllokoj gomat qe kalon pa dogane.

    Përgjigju
    • Baçi: 19/09/2020 23:32

      Yllooo ke vene dhjam ti se ke qe ne '97 qe grabit, nuk ke nevoje per te marre kredi po leri ankesat. Ti je per te te shkuar ke vendi si keto qe u kapen sot , po si militant i partise E si hajdut i vjeter te mbajne akoma se ju duhesh

    • Maska: 19/09/2020 17:58

      po ti more ylli ke ber namin per vehte ke ul dhe ke furnizu aroplanin boingun mu ne mes te portit te sarandes me karburat Jet A-1

  • Qukapiku: 19/09/2020 16:28

    Presidenti duhet te kete nje ligj organik te vecante sic kane te gjithe institucionet kushtetuese te pavarura, te vihet ne shina dhe te kete koordinata te sakte veprimtaria e tij, pasi sic po shohim kete president kokpagure apo kokekatreor qe nuk ka dite te javes te mos dale dhe te hype neper male dhe ku i dihet merr edhe dieta me gjithe taborin e tij qe e shoqeron, te percaktohet dhenia e dekoratave pasi ky jep dekorata te arta edhe per njerez te rendomta pa asnje merrite (dekorata te arta i thencin por mund te jene edhe alumin). Te kufizohen shpenzimet e shetitjeve neper male ditet e javes. Te jete mbi partite dhe jo sic ben ky qe mbledh popullin ne rruge dhe sheshe dhe kerkon doreheqjen e qeverise, shkurt muhabeti, te vendosen kritere per shkarkimin e tij qofte edhe per nje dekorate qe e jep pa merituar.

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/09/2020 16:00

    Ndryshimi me Europen eshte se europianet e konsiderojne shtetin si familjen e tyre, kurse ne Shqiperi shtetin e konsiderojne si burim te ardhurash sa me te majme Gjynah per popullin e thjeshte.

    Përgjigju
  • Nje deshmitar okular: 19/09/2020 15:51

    Kapeni dhe kete tjetrin; Festim Kajmaku. Agjenci doganore durres. Zyra me nr 22. Para dy javesh me kerkoi 3,000 leke te reja per doganierin, edhe pse ja thashe qe ne fillim, "dua te paguaj te gjitha taksat sipas ligjit, doganieret i kam zet e nuk dua te jap leke nen dore". Nuk del dot me tha. Do ta mbajne mjetin tre dite ne parkim me tha. Skeme e felliqur, per tia qi kurven te gjitheve. Hallexhiu!

    Përgjigju
    • Andi: 19/09/2020 17:06

      Eshte e vertete qe ta mbajne makinen aty se duan bakshishin. por e di si funksionon: i ndajne pergjys, 15 agjenti doganor e 15 doganieri.Se mos vetem ky ne Durres. fillo qe nga kati 1 perballe bankave e deri te godina 3 kateshe kercet bakshishi si ne qorr te belase. Merita he mi zoje, 5 gishta apo 10 gishta?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)