Petrit Fusha fitoi 760 mijë euro me resortin që ngriti me vlerë 500 mijë euro pa futur dorën në xhep! Prokuroria: Kontratat e qirasë janë fiktive 

Petrit Fusha fitoi 760 mijë euro me resortin që ngriti me vlerë 500 mijë euro pa futur dorën në xhep! Prokuroria: Kontratat e qirasë janë fiktive 

Ish kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha

I biri ishte kandidat për deputet për partinë e Ilir Metës, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ngriti një pasuri me vlerë qindra mijëra euro me dhurata dhe kredi 

Prokuroria e Durrësit ka konstatuar se ish kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha, ka deklaruar kontrata qiradhënie fiktive, duke futur kështu në qarkullim para të dyshimta. Nëse i referohemi deklaratave vjetore të pasurisë, Petrit Fusha, gjatë kohës ku ka qenë prokuror dhe kryeprokuror i Tiranës, rezulton një biznesmen në kufijtë e magjistarit në shumëfishimin e parave. 

Me hotelin dhe restorantin që ndërtoi me vlerë 500 mijë euro, në tokë të dhuruar dhe para pjesërisht dhuratë, Petrit Fusha dhe bashkëshortja e tij Sanije Bulku kanë fituar rreth 760 mijë euro, në harkun kohor 2004-2016. Praktikisht, Fusha, ashtu si Ilir Meta, ka ngritur një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, pa futur dorën në xhep. 

Më konkretisht, Petrit Fusha ka ndërtuar Resortin “MAI-TAI” me sipërfaqe mbi 2 mijë m2 në Farkë, në tokën që pretendon se i ka falur daja. Në vitin 2003, Fusha deklaron ndërtesë me tre kate në këtë pronë, me sipërfaqe 1117.3 m2, projektuar për hotel, por ka funksionuar si vetëm kati i parë si bar-restorant. Truallin e ka deklaruar 8 000 000 lekë dhe ndërtesës 34 500 000 lekë pse rreth 340 mijë USD. Si burim deklaron se paratë ia ka dhënë motra dhe babai, ndërsa 13 600 000 lekë nga kredi bankare.

Në vitin 2007, Petrit Fusha deklaron se hotelit i ka shtuar edhe një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, me vlerë 25 000 000 lekë ose rreth 250 mijë USD. Pra, të gjithë këtë resort gjigant dhe luksoz, Fusha e deklaron rreth 60 000 000 lekë ose rreth 500 mijë euro. 

Në vitin 2004, bashkëshortja e Petrit Fushës, Sanije Bulku, deklaron 4 900 000 lekë ose rreth 41 mijë euro të ardhura nga restoranti. Në vitin 2005 deklaron 5 000 000 lekë ose rreth 42 mijë euro. Në 2006 deklaron sërish rreth 41 mijë euro. Në 2007, deklaron 50 mijë euro nga dhënia me qira e restorantit si paradhënie, por edhe rreth 43 mijë euro të ardhura. Në vitet 2008-2011 deklaron 240 mijë euro nga dhënia me qira e restorantit.  Nga viti 2012 deri në vitin 2015 deklaron 216 mijë euro nga dhënia me qira e vetëm restorantit. Në vitin 2016, deklaron 93 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e hotelit me 3 kate 
I biri kandidat për deputet i LSI-së 

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në janar të vitit 2021, prezantoi Aldi Fushën, si kandidat për deputet në njësinë numër 2 në Tiranë. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, pikërisht një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi rezultatet e verifikimit si dhe i kaloi barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK.

Raporti i shërbimeve sekrete 

Shqiptarja.com botoi për herë të parë një raport sekret, i hartuar nga shërbimet informative, në të cilin thuhet se Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së, ka lidhje me njerëz të krimit dhe trafiqeve, si dhe i ka fshehur këto lidhje. Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport të hartuar për llogari të Komisionit të Vetingut, në janar të vitit 2019, pikërisht dy muaj para se Fusha të jepte dorëheqjen, konstaton se Petrit Fusha nuk duhet të shërbente në drejtësi, sa i takon kriterit të figurës. Në raport thuhej se ish kryeprokurori i Tiranës kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Sulejman Shkalla, për trafikim droge në Spanjë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Son: 01/08/2022 07:39

    Shoku lali plehut

    Përgjigju
  • Fshesa: 29/07/2022 23:02

    Ky noshta mund tmos justifikoj asnji cent nga lekët që ka por tju duket e habitshme se pse e ka lon me qera gjith atë ambient me 5000€ në mujkjo ska llogjikë. Ikni pytni Zamir Manet e Tan Dulakët që japin 2000-3000 € nata me qera e 1 vile. Mai Tai kti ka pas bo nomin në ato vite sa për dijeni.gjithsesi e fillut me fushat oor dilni ene nga malet,mos boni diferencime

    Përgjigju
  • Sauksi: 29/07/2022 22:20

    Ka bërë aq pare ky me Llallën sa si dhëmb koka. Këta janë multimiliarderë

    Përgjigju
  • Ladi: 29/07/2022 21:02

    Ket shpetime pitakun e durrsit kur e ka vetingun. Fusha eshte fakir para asajt

    Përgjigju
  • Zhurdull Hajdar Breçani: 29/07/2022 20:14

    Po fusha që na u kthye në mal pse darestohet menjëher apo ta prsim fushën njëher. O Zot çfar shteti mjeran e të gjitha populli i han.

    Përgjigju
  • Aks: 29/07/2022 20:12

    Ky qe hante nje sallate e pinte nje birre me vjemjen e bashkise.

    Përgjigju
    • Gimi: 29/07/2022 20:27

      Nice

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut