20 gratë më të rrezikshme që kërkohen nga policia shqiptare, emrat dhe veprat penale që nga vrasjet, rrëmbimet tek trafiku i drogës 

Rreth 600 persona, disa me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kërkohen aktualisht nga policia shqiptare për t’u arrestuar, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona në kërkim janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim, ndërsa të tjerët janë dënuar nga 35 vite burg deri në 5 vite burg. Shumica janë dënuar për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe mashtrim. 

Nga 600 persona në kërkim, 20 prej tyre janë gra dhe vajza, të cilat sot mund të konsiderohen si më të rrezikshmet në Shqipëri. Mes grave në kërkim, është edhe 58-vjeçarja nga Peshkopia Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg për vrasje. Hoxha është arratisur nga burgu. 56-vjeçarja nga Fieri Floresha Ndino është gjithashtu në kërkim, pasi është dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi. 

Mes të kërkuarave rezulton edhe Zylfie Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’, e cila është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Rasim Lumneshit në Tropojë, pasi dyshonte se kishte gisht në atentatet ndaj vëllezërve të saj. Zylfie Haklaj ka marrë azil në Suedi. Violeta Gjoka nga Fani i Mirditës, rezulton gjithashtu në kërkim nga policia, pasi është dënuar me 17 vite burg për vrasje 

Në kërkim është edhe 47-vjeçarja nga Elbasani, Miranda Abja, e dënuar me 17 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni. Zonjat e tjera janë në kërkim pasi janë dënuar kryesisht për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrim. 

Emrat e 20 grave në kërkim policor

Lumije Hoxha, lindur Peshkopi 1964, dënuar me 25 vite burg për vrasje, larguar nga burgu 

Floresha Ndino, lindur në Fier në 1966, dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi

Violeta Gjoka, lindur në Fan të Mirditës, dënuar me 17 vite burg për vrasje 

Miranda Abja, lindur në Elbasan në 1975, dënuar më 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Zylfie Haklaj, vendlindja Tropojë, 1963, dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje 

Klodiana Shkoza, lindur në Tiranë në 1982, dënuar me 15 vite burg për favorizim prostitucioni

Teuta Lalaj, lindur në Vlorë në 1970, dënuar me 15 vite burg për trafikim të fëmijëve 

Aliki Buratzi, lindur në Gjermani në 1967, dënuar me 10 vite burg për trafik droge 

Afërdita Ibrahimi, lindur në Patos në 1967, dënuar me 13 vite burg për trafik droge 

Sara Canko, lindur në Berat në 1984, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Agnese Somma, lindur në 1962, dënuar me 8 vite burg për mashtrim 

Mirela Muhametllari, lindur në Skrapar në 1975, dënuar me 10 vite burg për trafik droge 

Mirela Spahiu, lindur në Tiranë në 1968, dënuar me 9.6 vite burg për mashtrim 

Sara Hyziak, lindur në Poloni, dënuar me 6 vite burg për trafik droge

Marjana Gjona, lindur në Pogradec në 1983, dënuar me 7 vite burg për mashtrim 

Fëllëza Saliaj, lindur në Patos, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Dhurata Balazi, viti i lindjes 1978, vendlindja Librazhd, dënuar me 5 vite burg për trafik drogë 

Limane Zerellari, lindur në 02, 03, 1969, nga Berati, dënuar me 5 vite burg për mashtrim 

Urania Çuka (Steri), lindur në Durrës 19, 07, 1975, dënuar me 5 vite burg për mashtrim

Gjuljer Sami, lindur në Turqi në 1964, dënuar me 5 vite burg për kontrabandë

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034

Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034