20 kompani të mëdha në vend, që mbajnë peshën kryesore të kredive me probleme, do të kenë mundësi ristrukturimi të huave që kanë marrë. Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re, që njihet me emrin “Qasja e Tiranës”. Ajo parashikon që bizneset që kanë marrë kredi në më shumë se një banke me vlerë mbi 250 milionë lekë, do të kenë mundësi të rinegociojnë me bankat përkatëse të mbështetur edhe nga ajo qendrore, me qëllim tejkalimin e situatës së vështirë financiare dhe shmangien nga falimentimi.
"Ideja është që një kreditor i ekspozuar në më shumë se një bankë që ka marrë një shumë të konsiderueshme hua, të mos shkojë direkt në falimentim apo të konsiderohet një kredimarrës plotësisht i keq, por nëpërmjet bashkëpunimit me bankat të shikohet mundësi e ringritjes, të ndihmohet në të gjitha mënyrat e mundshme që të vijojë biznesin, por duke i ofruar lehtësira si zgjatjen e afatit të kredisë, ndonjë mundësi rifinacimi qoftë në kapital. Pra kemi të bëjmë me një ndihmesë mes kredimarrësit dhe huadhënësit që ndodhet në vështirësi financiare”, tha Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave.
Deri më tani nuk kishte një rregullim ligjor për kreditorët e këqij që rezultojnë me më shumë se një kredi. Dokumenti i ri synon që të ulë më tej huatë me probleme të cilat aktualisht janë në nivelin e 11%. Shoqata e Bankave pritet të konkretizojë edhe nismën për krijimin e byrosë së kredisë.
Kjo byro, në ndryshim nga regjistri i kredisë që administron Banka Qendrore, parashikohet të mbledhë informacion jo vetëm për ekspozimin e huamarrësve në banka, por edhe ndaj institucioneve të tjera si OSHEE, ujësjellës kanalizime etj me qëllim për të vlerësuar historikun e tyre të pagesës para se të aplikojnë për një kredi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frikë’ për krizë inflacioni nga lufta me tarifa doganore SHBA-BE! Sejko: Mund të sjellë ulje ekonomike dhe inflacion të lartë! Norma bazë e interesit mbetet 2.75%
26 Mars, 16:57
-
Më shumë investitorë të huaj në Shqipëri! Zgjedhin tregun që nuk “zhgënjen” asnjëherë (Ja shtetet që kryesojnë)
25 Mars, 15:09
-
Mbi 1 mld €! Emigrantët shqiptarë rekord historik! Vjet 'lëshuan' dorën me para për të afërmit, zbutën 8% varfërinë
25 Mars, 14:56
-
Forumi i biznesit/ Sejko: Çdo shqiptar mesatarisht bëri 23 pagesa online vjet, 78% me llogari bankare nga 40% në 2015! Në tetor nis SEPA
20 Mars, 13:06
-
Banka e Shqipërisë çel javën e parasë! Sejko: Sfidë digjitalizimi, duhet të mbrohemi nga keqbërësit
17 Mars, 17:22
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
Më pak interesa, më pak 'borxhe'! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik (VIDEO)
10 Mars, 16:13
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Raporti i BSH/ S’ka punonjës, turizmi e ndërtimi ulin besimin në ekonomi! Tregtia, industria e qytetarët më optimistë për ekonominë
3 Mars, 18:06
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29
-
Bumi i turistik po shtyn bizneset drejt bankave, vjet morën 128 mln euro kredi për investime dhe shtim kapacitetesh në hoteleri
23 Shkurt, 20:00