KORÇË- Një infermier 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar.
Në prangat e policisë ka rënë Alku Gjalli, banues në fshatin Vinçan, i cili ushtron detyrën e infermierit pranë Spitalit të Korçës.
Infermieri i arrestuar nga policia
Nga hetimet e kryera, rezulton se Gjalli kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në në lëndë të ndryshme në provimet e Fakultetit të Infermierisë të Korçës.
Njoftimi i plotë:
Korçë
Premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar.
Policia ndalon infermierin e Spitalit të Korçës.
Specialistët kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:
Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës)
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj.Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.