COVID-i prek nxënësit dhe mësuesit në shkolla, mbyllen dy klasa të gjimnazit ‘Ismail Qemali’ në Tiranë dhe një tjetër në Këlcyrë! 14 mësues rezultojnë pozitivë në Fier!

Koronaivruisi në vendin tonë ka arritur të prekë edhe nxënësit e shkollave e për pasojë tre klasa janë izoluar përgjatë 24 orëve të fundit. Konkretisht, dy klasa në gjimnazin ‘Ismail Qemali’ në Tiranë janë mbyllur pasi disa nxënës rezultuan me COVID. Për nxënësit e këtyre dy klasave mësimi do  të vijojë online.

Ndërkohë është mbyllur edhe një klasë në gjimnazin e Këlcyrës ‘Sejfulla Malëshova’, për shkak të infektimit të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 7 nxënës të vitit të dytë të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të shkëputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.

Ndërsa në shkollat e Fierit 14 mësues kanë rezultuar pozitivë me COVID. Në klasat ku ato kanë dhënë mësim, janë dezinfektuar ambientet. Sakaq, menjëherë pas testit pozitiv, mësuesit janë karantinuar.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme në shkollën “Qazim Pali” në Borsh të Himarës u mbyll për 10 ditë, pasi 7 mësues të vaksinuar me dy dozat dhe 6 nxënës rezultuan pozitivë me COVID-19.

Pikërisht për të frenuar këtë përhapje të virusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 16-vjeç dhe 12-15 vjeç me sëmundje kronike.

Ndërkohë një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se po vlerësohet vendosja e 'green pass’ për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera, sikurse po aplikohet edhe në shumë vende të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Rezultuan pozitivë me COVID, izolohen 14 mësues të shkollave të Fierit

1636145995_1599301000fiershkolla1.jpg

14 mësues në shkollat e Fierit pas testimit kanë rezultuar pozitivë me COVID. 13 prej tyre janë në shkollat publike, dhe një në shkollë private.

Pas rezultatit pozitiv të testit, ata janë karantinuar menjëherë dhe janë marrë masa për mësuesit dhe nxënësit e tjerë.

Në klasat ku këta mësues kanë dhënë mesim, janë kryer dezinfektime.

Ora 15:19
Disa nxënës rezultuan me COVID-19, mbyllen dy klasa në gjimnazin ‘Ismail Qemali’ në Tiranë

Dy klasa në gjimnazin 'Ismail Qemali' janë izoluar, pasi disa nxënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Në fillim disa prej tyre kanë shfaqur shenja dhe pas testimit kanë rezultuar pozitiv. Mësimi për dy klasat e izoluara po vijon online.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë