7 mësues të vaksinuar me dy doza dhe 6 nxënës infektohen me COVID, mbyllet për 10 ditë shkolla në Borsh! Sot 570 raste të reja dhe 4 viktima

7 mësues të vaksinuar me dy doza dhe 6 nxënës infektohen me COVID, mbyllet për 10 ditë shkolla në Borsh! Sot 570 raste të reja dhe 4 viktima

Shkolla “Qazim Pali” në Borsh

Shkolla “Qazim Pali” në Borsh të Himarës është mbyllur për 10 ditë pasi 7 mësues dhe 6 nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ndërkohë, si rezultat i 3469 testimeve të kryera, në vendin tonë janë regjistruar 570 raste të reja dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit. 

Më konkretisht, bëhet fjalë për një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe. 

Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 7,780 raste aktive me koronavirus. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 549 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë. 

Mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Sa i përket rasteve të reja, u regjistruan në këto bashki: 260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. 


Statistika (4 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          570
Të shëruar në 24 orë       549
Të shtruar në spitale       164
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 3469 

Testime totale              1,319,141
Raste pozitive                187,363
Raste të shëruara            176,639
Raste Aktive                     7,780
Humbje jete                      2,944

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           4010
Fier                 804
Durrës             511
Shkodër           484
Vlorë               417
Gjirokastër      350
Elbasan           349
Berat               267
Korçë              221
Lezhë              183
Kukës              112
Dibër                 72

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
7 mësues të vaksinuar me dy doza dhe 6 nxënës infektohen me COVID, mbyllet për 10 ditë shkolla në Borsh

7 mësues dhe 6 nxënës të gjimnazit “Qazim Pali” në Borsh të Himarës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Si pasojë e infektimit shkolla do të qëndrojë e mbyllur 10 ditë për 150 nxënës të sistemit parauniversitar.

Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se të 15 mësuesit e shkollës janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Pas 10 ditësh do të vlerësohet sërish situata, për të marrë një vendim të ri.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale

Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale