Pakti Itali-Shqipëri/ BE kundër: Refugjatët të shkojnë vetëm me vullnet të lirë
Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud, thotë se duhet marrë pëlqimi i refugjatëve që të vijnë në Shqipëri. Bertaud thekson se dërgimi i refugjatëve që kërkojnë azil, në një vend të tretë, pa iu marrë fillimisht kërkesa për azil, nuk lejohet nga BE
Natasha Bertaud, zëdhënëse e Bashkimit Evropian
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të pranuar 20 refugjatë të anijes “Diciotti” ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud, raportojnë mediat italiane, tha se duhet marrë pëlqimi i refugjatëve para se ata të vijnë në Shqipëri. Bertaud thekson se dërgimi i refugjatëve që kërkojnë azil, në një vend të tretë, që nuk është pjesë e unionit, pa iu marrë fillimisht kërkesa për azil, nuk lejohet nga BE.
Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara. Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare.
Natasha Bertaud, zëdhënëse e Bashkimit Evropian
Qeveria shqiptare vendosi më 25 gusht, të marrë 20 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe të cilët qëndronin të bllokuar në anijen Diciotti, për më shumë se 5 ditë. Vendimi i qeverisë shqiptare u përshëndet nga qeveria italiane dhe hapi një valë debati lidhur me pranimin ose jo të refugjatëve. Italia po përballet prej disa muajsh me krizën e refugjatëve, ndërkohë që prokuroria italiane po heton për ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, pas bllokimit të 150 refugjatëve të anijes Diciotti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36