Mbërritja e 20 emigrantëve nga Italia në Shqipëri, Ministria e Brendshme: Jemi në pritje, s’ka ende datë

Mbërritja e 20 emigrantëve nga Italia në Shqipëri, Ministria e Brendshme: Jemi në pritje, s’ka ende datë

Anija "Diciotti"

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme është duke organizuar të gjithë planin e pritjes për 20 emigrantët nga Eritrea që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

E kontaktuar nga Report Tv, Ministria e Brendshme sqaroi se është zv.Ministrja e Brendshme znj.Rovena Hoda, që kryeson këtë operacion pritje ku po merren të gjitha masat për strehim, ushqim dhe përkujdesje shëndetësore të emigrantëve.

Fillimisht ishte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që konfirmoi se kanë dakordësuar me qeverinë italiane planin për të ndihmuar me sa mundet vëndi ynë, duke pritur 20 emigrantë.

Nga 150 emigrantë të mbërritur në brigjet Italiane me anije “Dicotti” ende askush prej tyre s’ka lëvizur drejt ambienteve të vëna në dispozicion nga kisha, apo Irlanda dhe Shqipëria që kanë shprehur gadishmëri për të pritur këta emigrantë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja