Policia e Malajzisë ka arrestuar dy persona malajzesë ndërsa një pakistanez është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vendosjen e bombës në Bangkok ku mbetën të vrarë 20 persona.

Oficeri i policisë së Malajzisë, Khalid Abu Bakar tha se prej dy ditësh hetuesit kanë investiguar këta tre persona të cilët janë të dyshuar kryesor të shpërthimit në Bangkok.

Në Tajlandë ka nisur kërkimi edhe për personin e tretë i cili dyshohet se është përgjegjës për bombardimin në Bangkok ku vdiqën 20 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 120 të tjerë.

Policia dyshon se personi i cili është shpallur në kërkim ndodhet në rajonin e Kinës në Xinjiang. Autoritetet përgjegjëse kanë bërë me dije vetëm indetitetin e një personi përgjegjës për shpërthimin, ai është Abudusataer Abudureheman.

Për këtë ngjarje më parë policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë Adem Karadag dhe Yusufu Meraili për të cilët pritet një vendim tjetër i autoriteteve kineze.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)