20 vite pa shtëpi, Enti i Banesave
apartamente 35 familjeve në Librazhd

20 vite pa shtëpi, Enti i Banesave<br />apartamente 35 familjeve në Librazhd
Merr fund odisea e pritjes së njëzetë familjeve,të cilat prej më shumë se 20 vitesh jetojnë në konviktin e shkollës së mesme në Librazhd. Bashkë me 15 familje të tjera në nevojë për strehim ato së shpejti do të strehohen në apartamentet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni së bashku me kryebashkiakun Gurra dhe deputetin Taulant Balla zhvilloi sot një takim me 35 familjet përfituese të projektit për banesat sociale në qytetin e Librazhdit.

Ky objekt banimi i investuar nga Enti Kombëtar i Banesave me një vlerë tetëdhjetë e nëntë milionë Lekë (89 665 635 lekë me TVSH), është projektuar dhe ndërtuar me parametrat e efiçencës së energjisë, normave të ndërtimit të përcaktuara për aksesueshmërinë nga personat me aftësi të kufizuar dhe standarde bashkëkohore ndërtimi. Objekti 8 katësh përveç 35 apartamenteve ofron edhe 1 kat shërbimi.

Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni theksoi se “Mbas dy dekadash ky është investimi i parë që bëhet në bashkinë Librazhd për banesa sociale edhe pse është një ndër bashkitë ku nevoja për strehim është shumë e madhe. Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti duke na vendosur në dispozicion truallin për ndërtim”.

Më vjen mirë - shtoi ndër të tjera Gjermeni - që ne jo vetëm arritëm të përfundonim ndërtimin e këtij objekti brenda vetëm 8 muajve, por dhe të mundësojmë strehimin e 35 familjeve vërtet në nevojë imediate për strehim.

“Këshilli Bashkiak në kohë rekord mori vendimin për miratimin e listës së familjeve përfituese për t’u akomoduar në këto apartamente, duke i dhënë përparësi disa familjeve që prej më shumë se 20 vitesh ishin të pastreha dhe jetonin në konviktin e shkollës së mesme”, u shpreh Ministrja Gjermeni.

Në fjalën e tij deputeti Balla theksoi se “ky investim vërtet nuk zgjidh të gjithë problematikën dhe nevojën për strehim që kanë banorët e Librazhdit, por të paktën i jep një mundësi për të përfituar një apartament pas shumë viteve pritje 35 familjeve në nevojë për strehim të bashkisë Librazhd.”

Gjithashtu deputeti Balla vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Enti Kombëtar i Banesave lidhur me adresimin e nevojave për strehim për qytetarët dhe theksoi se shumë shpejt në Librazhd do të fillojë një tjetër projekt i ri për banesa sociale. 

20 banesa ne librazhd
20 banesa ne librazhd
20 banesa ne librazhd
20 banesa ne librazhd


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump