20 vjet pa poetin e dashurisë, 
familjarët përkujtojnë Alqi Boshjakun

20 vjet pa poetin e dashurisë, <br />familjarët përkujtojnë Alqi Boshjakun<br>
Alqi Boshnjaku, njihet si poeti, që tingullit diti t’i japë kuptimin e vërtetë, poet që melodinë e bëri të flasë me gjithë forcën e saj, poeti që në këngën e tij teksti dhe muzika mëshirojnë njëra-tjetrën, në përsosmërinë e tyre, aq sa këta elementë s’mund t’i ndash kurrë nga njëri-tjetri.

I ndarë nga jeta 20 vjet më parë, familjarët e poetit të njohur që I thuri sa e sa vargje dashurisë  përmes teksteve të këngëve zgjodhën që ta përkujtojnë ndryshe atë, duke vendosur një stol në Parkun e Madh të Liqenit, një vend pikëtakimi i sa e sa çifteve të reja në kryeqytet.

Sigurisht nuk mund të mungonte edhe një pemë, simbol i jetës dhe i vazhdimësisë për brezat e ardhshëm. 

Alqi Boshnjaku është një autor këngësh shumë i njohur. Në fëmijëri ka qenë këngëtar në pallatin e pionerëve. Fillesat e tij si regjisor i ka me grupet amatore të shkollave të mesme “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri”. Ka qenë regjisor i Estradës së Ushtarit dhe ka marrë pjesë si as/regjisor në disa filma si: “Emblema e Dikurshme”, etj. Ai ka qene gjithashtu edhe drejtues dhe inspirues i grupeve të para të muzikës moderne si: “Arting”, “Spirit Voice” etj. Alqi Boshnjaku u aksidentua në Durrës më 2 shtator 1998 dhe vdiq më 20 shtator 1998.

[gallery]25580[/gallery]

Disa nga tekstet e këngëve më të njohura të tij janë:

Buzëqeshja Jote Jemi Ne - Anita Bitri & Gezim Çela

 Mashtrim Qe Nuk Vret - Rovena Stefa

 Fluturbardha Jone - Mimoza Dhamo, Irma Gurakuqi, Kastriot Ago & Bahri Rustja

 Po Te Presim - Gezim Cela & Robert Aliaj

 Le Ta Dine - Françesk Radi & Ermira Babaliu

 Rozeta - Viktor Tahiraj

 Miss Albania - Arting

 Keshtu E Ka Jeta - Alma Bektashi

 Adoleshenca - Lindita Matja

 Dua Te Shkoj Me Ate Qe Dua - Shirli Polena

 Herezia - Françesk Radi

 Jam Ne Moshe - Rezart Mustafai

 Tre Vëllezërit - Robert Aliaj, Francesk Radi & Gramoz Burba

 Ndonse Më Do Mua Me Të Tjerë Vallzon - Kastriot Ago

 Mbi Mesdhe - Spirit Voice

 Kam Frikë Nga Dashuria - Rovena Dilo

 Fuoristrada - Spirit Voice

 Ti Nuk Më Tradhëton - Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi

 Horizont - Mira Konci

 Mos U Nxito, Mos U Gabo - Anita Bitri

 Te Sotmen Jeto - Mira Konçi

 Simfonia E Nenes - Sherif Merdani

 Emigranti - Irma Libohova

 Ike Me Dallendyshet - Manjola Nallbani

 San Valentino - Ledina Çelo

 Ne Sportistet (E Kuqja, E Kuqja Do Fitoje) - Nertila Koka

 Emocion - Aleksandër Gjoka

 Larg Urrejtjes - Elsa Lila

 Pesha E Fatit - Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor Tahiraj

 Puthja E Pare - Morena Reka

Kenga E Marinarit - Ema Qazimi

 Fal - Ledina Çelo

 Si Banania - Dashnor Diko

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi