Dyqind kilogramë marijuanë dhe një motor uji Scuter janë sekuestruar nga policia italiane në Bari të Italisë. 

Në pranga për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ka rënë 37-vjeçari T.L nga Vlora që sipas policisë ka pasur rolin e korrierit.

Sipas mediave italiane shqiptari nuk është emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka edhe precedentë të mëparshëm penal që e rëndojnë edhe më tepër.
 
37-vjeçari ende nuk ka folur se kush qëndron pas këtij trafiku droge. Ai ishte nisur nga Vlora drejt Italisë ndërsa motori i ujit nuk ka pasur asnjë dokumentacion pronësie.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com