Autoriteti Kombëtar i  Ushqimit ka gjobitur 2 dyqane si dhe ka vendosur mbylljen e tyre, për shkak të kushteve te rënda higjieno-sanitare në të cilat është gjetur mishi i derrit që tregtohet për qytetarët. Siç shihet edhe në foto, mishi është lënë përtokë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka gjobitur këto dyqane me 2.000.000 lekë gjobë.

Gjendja e dyqaneve të gjobitura me 2 mln lekë gjobë nga AKU

Njoftimi i plotë:

2 subjekte janë mbyllur dhe 2.000.000 lekë gjobë janë vendosur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Qarkun Lezhë.

Shkak për këtë këto masa është tregtimi i produkte në kushte të rënda higjeno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës, që garanton sigurinë ushqimore.

Trupa inspektuese e AKU-së ka bllokuar 200 kg mish derri në stabilimentin e përpunimit të xhiros ndërkohë që bën thirrje konsumatorëve të shmangin blerje të tilla, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.