200 mijë firma për peticionin që
kërkon të riluhet Barcelona-PSG

200 mijë firma për peticionin që<br />kërkon të riluhet Barcelona-PSG
Një peticion, i cili kërkon të riluhet ndeshja Barcelona-PSG në Ligën e Kampionëve (duke parë se vendimet arbitrale të Aytekin ndikuan në rezultatin 6-1) ka marrë mbështetjen e mbi 200.000 firmave.

Një peticion ky, firmat e të cilit po rriten në ritme të larta orë pas ore.

Barça u duk se ishte në rrugën e eliminimit nga kompeticioni më i rëndësishëm për klubet në Europë, pas humbjes së ndeshjes së parë 4-0 në “Parce des Princes”.

Por, e pamendueshmja ndodhi. Të besuarit e Luis Enrique përmbysën gjithçka dhe u bënë ekipi i parë, që kapërcen një disafatë të tillë të ndeshjes së parë në këtë raund të Champions-it. Ata shkatërruan 6-1 PSG-në në “Camp Nou”.

Gjyqtari Deniz Aytekin u kritikua ashpër për punën e tij gjatë ndeshjes, duke iu dhënë vendasve dy penallti e duke u mohuar parizienëve një të tillë.

Raportet mediatike botërore kanë ngulmuar se ai ishte personi kryesor, që ndikoi në rikthimin e një disavantazhi kaq të thellë 4-0.

Ndërsa tifozët e PSG-së janë ndjerë  të dëmtuar në disa nga vendimet e turko-gjermanit. Një person i quajtur Luis Melendo Olmedo, shprehu dëshirën që “thriller-i” në “Camp Nou” të përsëritet. Kërkesa e tij u materializua në “Change.org”, peticion i cili lejon njerëzit të postojnë kërkesa të ndryshme për çështje të tilla, si të drejtat e grave, emigracioni, lufta dhe diskriminimi.

peticion
     ( Peticioni për ri-luajtjen e ndeshjes Barça - PSG )

Sipas Olmedo, takimi emocionues duhet të riluhet për shkak të incidenteve, që e dëmtuan rëndë PSG-në, ngaqë përmbysja e madhe erdhi si rezultat i gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve