200 mijë italianë në shesh kundër politikave raciste

 200 mijë italianë në shesh kundër politikave raciste

Qeveria italiane vijon të jetë në qendër të kritikave dhe mospajtimit të shumë qytetarëve italianë dhe shoqatave për të drejtat e njeriut. Çështja ngrihet mbi mënyrat e politikbërjes në drejtim të diskriminimit racor dhe frymës që shpërndahet në këtë drejtim. Mirëpo italianët nuk qëndrojnë indiferentë përballë këtyre qëndrimeve, ndaj dhe janë derdhur në në bulevardin kryesor të qytetit të Milanos kundër qeverisjes. Qytetarë të racave, bindjeve dhe profesioneve të ndryshme janë tubuar nën sloganin "Njerëzit të parët". Milano, qyteti i demonstratës qytetare njihet edhe bastion i partisë së krahut të djathtë ekstrem, Lidhja, dhe i kryetarit të saj anti-emigracion, Mateo Salvini.

Në këtë tubim plot mesazhe humane ishin pjesëmarrës mbi 200 mijë qytetarë të thjeshtë, si dhe personazhe të artit dhe spektaklit, ku nuk mungoi edhe drejtuesi i bashkisë së kryeqendrës së veriut të Italisë. “Diversiteti racor është një pasuri për Italinë dhe qytetarët nuk duhen ndarë në kategori të parë apo të dytë.” Ishte ky mesazhi që iu drejtua eksponentëve qeverisës nga sheshi i katedrales së Duomos, ku i gjithë manifestimi qytetar u zhvillua në një atmosferë paqësore dhe festive.

Disa muaj më parë qeveria italiane miratoi një ligj që e bën më të lehtë deportimin e emigrantëve dhe heqjen e nënshtetësisë që ata mund të kenë marrë më parë nëse kapen me shkelje. Ky akt shkaktoi revoltë mbarëqytetare. Zëvendëskryeministri Salvini reagoi në mbrëmje duke thënë se politikat për emigracionin e bëjnë Italinë më të sigurt, dhe se për këto qëndrime ai vijon të votohet masivisht në procese të ndryshme zgjedhore që prej ardhjes në pushtet në vitin 2018.

Sipas statistikave italiane, në Itali jetojnë mbi 5 milionë rezidentë të kombësive të huaja, ku 9 për qind raportohet të jenë shqiptarë dhe rreth 23 për qind të kombësisë rumune.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim