200 milionë euro në vit kanabis për jetën

200 milionë euro në vit kanabis për jetën

Këshillimi publik i qeverisë me qytetarët për ide dhe punë me vlerë për shoqërinë dhe ekonominë tone, duket se po merr vlera praktike, pas shpalljes së rezultateve të pyetësorit të plotësuar nga mbi 553 mijë qytetarë.

Qeveria po përgatitet të propozojë kuadrin ligjor për lejimin e kultivimit të bimës Cannabis Sativa për qëllime mjekësore. Per te kane thene “jemi dakord”  rreth 309 mije qytetare, ose 61 perqind e atyre qe u pyeten.

Rreth 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme shëndetërore për të cilat kanabisi ka treguar vlera të larta  kuruese. Miratimi i trajtimit mjekësor të kanabisit edhe nga një pjesë e vogël e kësaj popullate po krijon  një treg masiv. Me më shumë se 263 milionë konsumatorë të vlerësuar të kanabisit në botë, vlera e kërkesës për kanabisin mjekësor është sot rreth 344.4 miliardë dollarë në të gjithë globin.

Kanabisi mjekësor në SHBA dhe BE

Tabela 1. Prodhimi i kanabisit mjekesor ne bote
-          Viti 2019:                                     6.8 miliarde USD
-          Viti 2020:                                     8.9 miliarde USD
-          Viti 2021:                                     12.6 miliarde USD
-          Viti 2022(parashikim):                16.5 miliarde USD
-          Viti 2027(parashikim):                46.2 miliarde USD

32 nga 51 shtetet e SHBA-ve e kane liberalizuar kanabisin. Prodhimi botëror në vitin 2024 parashikohet 44.4 miliardë USD

Tabela 2. Prodhimi i kanabisit mjekesor ne BE:
·         Viti 2019:              2.1 miliarde euro
·         Viti 2020:              3.4 miliarde euro
·         Viti 2021:              5.2 miliarde euro

15 shtete të Bashkimit Evropian e kanë liberalizuar kanabisin. Kroacia ishte e para që e liberalizoi në Ballkan në vitin 2015. Greqia miratoi ligjin për përdorimin mjekësor të kanabisit ne vitin 2018. Investimet kapën 1.68 miliardë euro dhe punësuan 8 mijë vetë në vitin 2021.

Vlerat e kanabisit mjekësor

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit shoqëror dhe ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ai lehtëson dhimbjet nga kimioterapia, ndihmon për të kontrolluar krizat epileptike, përmirëson shëndetin e zemrës, trajton sëmundjet e frymëmarrjes, mbron lëkurën, lehtëson dhimbjet e artritit, parandalon kancerin, etj.

Nga eksporti i një litër vaj kanabisi, nëse është i prodhuar në kushtet e kërkuara dhe ka kombinimin e duhur të elementëve THC dhe CBD, mund të fitojmë deri në 95 mijë euro. Procesi i prodhimit të vajit të kanabisit kryhet nga njerëz të specializuar dhe nga makineri të posaçme për realizimin e tij.

Nuk është se duke lejuar prodhimin e tij për qëllime mjekësore, fushat tona do të mbushen me bimën kanabis, pasi e prodhuar në kushte natyrore, ajo është e papërshtatshme dhe refuzohet nga kompanitë farmaceutike kudo në botë, si lëndë e parë për të prodhuar vajin e kanabis. Është e domosdoshme që bima të rritet ose në mjedise të mbyllura si kapanone me mure tulle, ose në sera të specializuara, me dritë artificiale dhe ujitje të kontrolluar me shumë saktësi.

Këto mjedise zakonisht ruhen me roje shumë të rrepta.

Kultivimi dhe tregtimi i bimëve mjekësore është në vijim të traditës dhjetra vjeçare të vendit tonë. Dihet që shifrat e eksportit të këtyre bimëve janë të konsiderueshme në raport me të ardhurat që gjeneron ekonomia jonë. Pyetja është e thjeshtë, a konsiderohet kanabis një bimë mjekësore dhe a ka kërkesa në treg?

Bimet mjekësore, në parim, nuk kanë ndryshim mes tyre dhe kanabis sativa është një e tillë. Atëherë, pas tërheqjes së mendimit të qytetarëve,  diskutimet bëhen më konkrete dhe ato lidhen me gjetjen e mënyrave më efektive të kultivimit, mbledhjes dhe tregtimit, pse jo edhe të përpunimit të mëtejshëm të kësaj bime, vetëm për qëllime mjekësore. Prodhimi i kanabisit mjekësor në botë ka shkuar nga 24.4 miliardë dollarë amerikane në vitin 2019 në 35.8 miliardë dollarë në vitin 2021, ose një rritje mbi 35 përqind në tre vjet.

15 shtete të Bashkimit Evropian e kanë liberalizuar kanabisin mjekësor. Në Gjermani, prodhimi i kanabisit mjekësor u rrit me 49.5% në vitet 2017-2021. Në vitin 2018, Greqia miratoi ligjin për përdorimin mjekësor të kanabisit. Investimet në sektor kapën 1.68 miliardë euro në vitin 2021 dhe punësuan 8 mijë vetë. Gjenerohen të ardhura të ndjeshme nga eksporti i saj.

Tek ne, ndoshta mund të kapim 200 milionë euro në vit. Mund të na japë punësim të qëndrueshëm në sektorin e bimëve mjekësore dhe tregtisë. Lejimi i kultivimit mjekësor të kanabisit do të ketë ndikim rrënjësor në formalizimin e ekonomisë dhe për pasojë ulje të veprimtarisë kriminale dhe të trafikut të marihuanës. Po ashtu, do të kemi mundësi për zhvillim të industrisë përpunuese të produkteve mjekësore. Por duhet të mësojmë nga pësimet e eksperiencës së Maqedonisë së Veriut, që e lejoi përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore që në vitin 2016 por që investimet nuk i kreu në teknologjinë e fundit që të çante konkurrencë e fortë në Evropë. Tani ky vend synon ta lejoje edhe per qellime rekreative dhe industriale. Edhe Maqedonia e Veriut, si ne, përpara vitit 2016, kishte probleme me trafikimin e drogës së lehtë nga kanabisi, marihuanës. Pas liberalizimit, nuk shënoi rritje të dukshme të përdorimit dhe tregtisë së paligjshme të hashashit. Duhet ta ndjekim ne këtë rrugë? Gjykoj se po.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 11/04/2022 10:48

    analize tamam pa eksese politike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille