200 pedagogë memorandum
për projektligjin e Arsimit të Lartë

200 pedagogë memorandum<br />për projektligjin e Arsimit të Lartë
Së shpejti do të dorëzohet në Kuvend memorandumi kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë. Lajmin për këtë e ka dhënë profesor Artan Fuga përmes një njoftimi në faqen e tij në “Facebook” ku shkruan se tashmë janë mbledhur 200 profesorë të universiteteve publike për ta kundërshtuar këtë projektligj.
 
“200 pedagogë të universiteteve publike, të mbështetur nga mijëra qytetarë, bëhen gati të paraqesin brenda disa orësh, në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të një opinioni shumë të gjerë pedagogesh dhe studentor, Memorandumin kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë,” shkruan Fuga.

Projektligji i Arsimit të Lartë është kundërshtuar nga akademikë e nga vetë studentët e universiteteve publike që në nisjen e bisedimeve dhe hartimit të tij, pasi sipas tyre ky projektligj rëndon direkt mbi xhepat e studentëve të publikut duke mbështetur dhe fuqizuar universitetet private. Megjithatë ministria nuk është tërhequr nga ky projektligj i cili pritet të kalojë së shpejti në Kuvend.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen