Ndarja e re territoriale dhe shtimi i një njësie të re të qeverisjes vendore që është qyteti, ngriti pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si do të përfaqësohen ato në këshillat bashkiakë.
Socialistët parashikojnë në projektligjin për Reformën Territoriale se do të ketë një përfaqësim proporcional në parlamentet vendore për 77 qytetet që marrin këtë status.
Report tv ka arritur të sigurojë projekt-idenë fillestare që qarkullon mes socialistëve, formulën e ndarjes së këshilltarëve bashkiakë, që kërkon ndryshime në kodin zgjedhor.
Sipas kësaj formule, ndarja e këshilltarëve në bashki do të bëhet në proporcion me % popullsisë e çdo qyteti përbërës të bashkisë.
Le të marrim shembull: bashkia X ka në përbërje të saj 3 qytete dhe në total 51 vende në këshillin bashkiak.
Nëse qyteti I ka 73% të popullësisë totale të bashkisë, qyteti II 16% dhe qyteti III 11%, atëherë ndarja këshilltarëve bashkiakë do të jetë e tillë, 37 mandate për qytetin I, 8 për qytetin II dhe 6 për qytetin III.
Në ditën e votimit qytetarët do të kenë përpara tyre vetëm një fletë votimi.
Çdo subjekt paraqet një listë të vetme, ndërsa në krah të kandidatit shënohet emri i qytetit që përfaqëson. Subjektet garuese marrin mandatet që i jep vota dhe çdo qytet përbërës merr mandatet që i jep popullsia.
Në asnjë rast qytetet nuk mbeten të papërfaqësuara, pasi këshilltarët e tyre dalin nga % e popullësisë dhe nuk varet nga pjesëmarrja në votim apo nga rezultati i subjekteve
Le të vazhdojmë me një tjetër shembull: Nëse subjekti A ka arritur të sigurojë 54% të totalit të votave në të gjithë bashkinë, do të marrë 28 mandate nga 51 në total, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes subjekteve garuese.
Por si do të shpërndahen mandatet e një subjekti sipas qyteteve?
28 mandatet e subjektit A do të duhet të shpërndahen mes 3 qytetet përbërëse të bashkisë në varësi të votave që ka marrë në secilën njësi.
Për shembull: 19 këshilltarë në qytetin I, 6 në qytetin II dhe 3 në qytetin III.
E njëjta formulë, në varësi të përqindjes së votave të marra do të zbatohet edhe për subjeket e tjera garuese.
Si përzgjidhen fituesit në listën e subjekteve?
Lista e çdo subjekti ecen nga pozicioni 1 e poshtë. Kandidati merr mandat nëse subjekti ka ende vend të paplotësuar në qytetin e tij; përndryshe kalohet tek emri pasues.
Sipas tabelës së mësipërme emrat nga 1-26 marrin mandat. Janë 19 kandidatë nga qyteti I, 4 kandidatë nga qyteti II dhe 3 kandidatë nga qyteti III.
Duke qënë se qyteti II ka 6 mandate ai duhet të plotësohet edhe me dy kandidatë nga lista. Në këtë rast, kandidati i renditur i 27-ti është përfaqësues i qytetit I mandatet e të cilit janë plotësuar, për këtë arsye ai mbetet jashtë listët fituese dhe vendi i tij i takon kandidatit pasues që i përket qytetit II, po kështu edhe fituesi i 6-të i këtij qytetit, pavarësisht se është rënditur disa vende më poshtë në listë.









Komente
Komento