Saimir Pirgu, tenori shqiptar i famshëm në botë ndodhet këto ditë në Tiranë, në kuadër dhe të Samitit të II të Diasporës. Në një prononcim për mediat, tenori Pirgu foli edhe për impaktin dhe ndikimin që kanë ngjarjet aktuale në Shqipëri, jashtë vendit ku theksoi se imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë i rëndë dhe do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur. (duke ju referuar dhunës në protestat e opozitës kundër qeverisë).

Përmes një statusi në rrjetin në Facebook, Saimir Pirgu u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve ndaj asaj deklarate, duke e cilësuar të gabuar reagimin me protesta të dhunshme në mes të Europës.

Postimi i plotë:

Ky reagimi jot o .... eshte njelloj si ajo goma e djegur qe nuk te bie ne sy as ty as ketyre zoterinjeve qe na qenkan prekur nga fjalet e mia. Por po te pergjigjem ty sa per te gjithe ketyre ketu ketu posht qe i ka zene meraku per leket apo sa pellas une. Veç per kujtese:

1. Kam reaguar atehere kur gomat digjeshin ne Lushnje nga PS dhe PD ishte ne pushtet. Si atehere the tani e quaj te gabuar reagimin e disave me dhune mu ne mes te europes (ndonese juve nuk ju mbushet mendja prap europa na ka per pjese e pjes e saj jemi )

2. Kam reaguar atehere kur Kjo qeveri ekzistuse na donte te hapte ne Shqiperi nje central nuklear kur ne vetem nje Gerdec nuk kontrolluam dote e akoma viktimave nuk ju ka dal shpirti .

3. Kam reagur kur u shenjterua "Nene Tereza" e ne Shqiperi apo Kosove nuk u be asnje aktivitet se mjaftonte ai jasht mureve te Vaticanit ne Rome.

4. Kam reaguar per femijet me Sindrome kur shoqeria jone i mbante mbyllur neper dhoma si te semure psiqik.

E ketu nuk po vazhdoj me se lista eshte e gjate. Pra kam qe me Berishen me Nanon e me Ramen se fundemi te 3 e te tjere si keta me kaen ftuar e dekoruar. Si thua mos e kan ber vall se kam bordero me ta apo me kan dhen ndonje cek sic mund ti vej mendja ndonje mendjeshkurteri ketu poshte? Mu pergjigj po mundet jo me sharje. Per fat te mir koha tregon se kush eshte gjithesecili, e beni mir te terhiqeni nga sharjet e ofendimet se un nuk jam virtyt i politikave shqiptare por vetem i punes time.

Çfarë deklaroi më herët për mediat, tenori Saimir Pirgu që solli reagime:

“Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë, shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rikuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”