Opera e Romës ‘krijoi’ “Traviatën” e Verdit si një film. Tenori shqiptar Saimir Pirgu në rolin e Alfredos!

Tenori shqiptar Saimir Pirgu i është bashkuar sërisht  'Traviatës' së Xhuzepe Verdi, kësaj here me koncept regjisorial të Mario Martone-s, "që lindi në një teatër bosh, sepse për shkak të pandemisë gjendja e të gjithë teatrove kudo në botë për më shumë se një vit është dramatike”. Opera e realizuar si një film e realizuar dhe xhiruar në Teatrin e Operës në Romë u transmetua për artdashësit përmes RaiCultura-s (Rai3).

"Traviata" bazohet në veprën "Zonja me kamelie" të Alexandër Dyma-s. Në qendër të saj është një kurtizane e bukur që dashurohet me një fisnik, por që ati i djalit e pengon dashurinë e tyre.

Protagonistja Violetta Valéry erdhi nën interpretimin e sopranos me origjinë kubano-amerikane Lisette Oropesa. Pranë saj tenori me origjinë shqiptare Saimir Pirgu interpretoi rolin e Alfredo dhe baritoni Roberto Frontali rolin e Giorgio Germont.

Koncepti regjisorial ishte fokusuar te denoncimi i Verdit për një shoqëri hipokrite edhe patriarkale, momentet e shfrenuara të shoqërisë dhe dimensioni intim i protagonistëve, që erdhën përmes ahengut, duke u interpretuar në mënyrë magjepsëse, por edhe duke nxjerr në pah gjithçka ndodh në një teatër të zbrazët.

Qëllimi i regjisorit ishte që të përfshinte spektatorët në këtë moment të vështirë për botën e artit, që megjithatë nuk duhet ta bëjë imagjinatën të vdesë, duke përfshirë shikuesin, madje edhe atë më të largëtin, përmes televizionit.

Dirigjimi i orkestrës u bë nga Daniele Gatti, korpusi i baletit drejtohej nga Eleonora Abbagnato dhe kostumet që rikthyen spektatorët në kohë ishin realizuar nga Anna Biagiotti.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?