Pasojat e rënda të krijuara nga pandemia në vitin 2020, duket se në vitin që lamë pas janë zbehur pjesërisht. Përveç rikuperimit ekonomik, sipas Bankës së Shqipërisë në vitin e kaluar janë rritur edhe investimet e huaja direkte.
Konkretisht deri në fund të muajit dhjetor 2021 investimet e huaja direkte kapërcyen shifrën 1 miliardë euro, duke u rritur me 94 milionë euro në raport me vitin 2020. Megjithatë, nuk janë arritur shifrat e vitit 2019, kur totali i investimeve ishte 42 milionë euro më shumë.
Sipas të dhënave të bankës qendrore hovin më të madh në investime në vitin 2021, e ka pasur sektori i industrisë nxjerrëse dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme, ndërsa situata është përkeqësuar tek investimet në energji, kjo edhe për shkak të përfundimit të projektit të gazsjellësit TAP.
Rreth 274 milionë euro është vlera e investimeve në industrinë nxjerrëse, duke u rritur në raport me vitin 2020 kur ky sektor u godit nga pandemia.
Më pas është aktiviteti i pasurive të paluajtshme që në vitet e fundit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe në të janë investuar 191 mln euro, për të vijuar me aktivitetet financiare me 152 milionë euro, ndjekur nga industria përpunuese dhe tregtia me shumicë me në total 156 milionë euro.
INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE
Industria nxjerrëse 274 mln euro
Pasuri të Paluajtshme 191 mln euro
Aktivitetet financiare 152 mln euro
Industria përpunuese 94 mln euro
Tregtia me shumicë 62 mln euro
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE
Viti 2019 1.07 mld euro
Viti 2020 937 mln euro
Viti 2021 1.03 mld euro
I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54