Gjuha e urrejtjes, cenimit të dinjitetit dhe përmbajtjeve me ndjeshmëri të lartë dominoi debatet gjatë raportimit vjetor të Autoritetit të Mediave Audiovizive në Komisionin për Nismat Qytetare Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Deputete Kiduina Zaka: Ne deputetet e reja, kemi qenë pre e sulmeve.
Mirela Oktrova, AMA: Ne kemi objekt atë që bën media vetë. Jo kur ësshtë live.
Sara Mila: Kam qenë viktimë e bullizimit publik. Transmetuesit duhet të mos e lejojnë.
Armela Krasniqi: I ftuari mund të çmendet, se live çfarë nuk ndodh, por ai moderator ka përgjegjësinë editoriale, distancohet, nëse ai e dënon atë ç’ka ka ndodhur, i tregon derën.
Pas një marrëveshje me kompaninë TikTok, AMA tha se në muajt gusht-dhjetor 2024 nga kjo platformë u hoqën 286 video, 110 prej tyre për ekspozim të fëmijëve, 107 për nxitje të dhunës dhe 193 profile u mbyllën.
Jorida Tabaku: Si u publikuan pamjet e vrasjes së Martin Cani?
Armela Krasniqi: Sapo u transmetua, ne kemi ndërhyrë në mënyrë inteaktive, bënë të mundur heqjen nga të gjitha mediat brenda ditës të asaj video.
Jorida Tabaku: Babai i Martinit më shkruan se nuk është e vërtetë që është hequr video.
Armela Krasniqi: Të gjitha edicionet janë në AMA dhe mund t’ia bëjmë të qarta babait të Martinit. Atë natë ishin planifikuar emisionet dhe emsionet nuk e dhanë. Kemi ndërhyrë personalsith duke i marrë mediat një nga një se koha nuk priste.
Opozita ngriti pyetje për pavarësinë e AMA nga ndikimi politik, shpërndarjen e reklamave publike, piraterinë apo pronësinë mediatike.
Armela Krasniqi: Funksionon tërësisht në mënyrë të pavarur. Asnjë nga 500 vendimet asnjë zero, nuk është atakuar si i ndikuar politikisht
Armela Krasniqi: Ligji na thotë duhet të masni vetëm volumin e reklamës pa e ndarë nëse është publike apo private. E thotë ligji që gjoba nuk duhet të jetë fryma e e rregullatorit. Ligji na thotë gjithnjë do të shkoni me dy tërheqje vëmendje pastaj me gjobë.
Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi u shpreh në komision se shpejt ky institucion do të përcjellë propozimet ligjore për të forcuar dorën mbi fenomenin e piraterisë dhe mbrojtjen e prodhimit audioviziv shqiptar.
Komente










