Valutat kryesore të ekonomisë së vendit e mbyllin vitin me të dobëta se kurrë përballë monedhës kombëtare.
Euro ka humbur afro 6 pikë përgjatë këtij viti, dhe për herë të parë zbriti nën kufirin e 100 lekëve.
Këtë fundvit euro e mbyll vitin duke u këmbyer me 97 lekë. Pra nëse sot një qytetar vendos të thyejë 100 euro do të marrë mbrapsht 9.700 lekë.
Edhe dollari pati tkurrje të fortë përballë monedhës kombëtare. Vjet dollari e mbylli vitin me 93.9 lekë, ndërsa në verën e këtij viti zbriti në 88 lekë. Por situata ndryshoi pas fitores së Donald Trump, i cili solli forcim të dollarit që u rrit në 94 lekë.
Ky zhvlerësim i valutave dëmtoi eksportuesit dhe të gjithë ata që të ardhurat i kanë në valutë. Nga ana tjetër ndihmoi qeverinë të shlyente borxhin, pasi i uli vlerën.
Do vije edhe Trump te mesoje nga ne se si te forcoje Dollarin ndaj valutave te tjera or teeeejjjjj
Përgjigju