Për vitin e ardhshëm planifikohet të shpërndahen nga buxheti i shtetit 441.3 miliardë lekë për institucionet publike, me rritje prej 26 miliardë lekësh krahasuar me vitin aktual.
Prioriteti i 2025-ës, duket se do jenë projektet infrastrukturore, detar e hekurudhor, kjo për shkak se rritjen më të madhe të fondeve planifikohet ta ketë Ministria e Infrastrukturës, me 11.2 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Buxheti i këtij institucioni do të arrijë në 68.3 miliardë lekë, ku infrastruktura rrugore do të marrë 29 miliardë lekë dhe afro 19 miliardë lekë transporti detar, kjo për shkak investimit në portin e ri tregtar në Porto Romano.
Pas infrastrukturës, është arsimi pasi buxheti i kësaj ministrie do të rritet me 8.9 miliardë lekë, dhe do të shkojë në 61 miliardë lekë në total për vitin e ardhshëm, ku për arsimin parashkollor e të lartë do të shpenzohen më shumë para.
Edhe pse është ministria me portofolin më të madh në institucionet shqiptare, shëndetësia e mbrojtja sociale vitin tjetër do të marrin vetëm 3.6 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Sipas të dhënave buxheti për këtë institucion vitin tjetër do të jetë 81.8 miliardë lekë, nga 78.3 miliardë lekë që është këtë vit.
Ministria e Mbrojtjes do të marrë 2.9 miliardë lekë më shumë në vitin 2025, dhe fokusi do të jetë tek rijetëzimi i reparteve ushtarake. Nga buxheti prej 51.3 miliardë lekësh që do të ketë në dispozicion ky institucion, 36.1 miliardë lekë do të shkojnë për forcat e luftimit dhe për mbështetjen e luftimit. Ky shtim fondesh vjen edhe në kushtet kur vendi po bëhet gati të nisë prodhimin e armëve. Rritje me 2.4 miliardë lekë të buxhetit do të ketë edhe Ministria e Brendshme, buxheti i së cilës në vitin e ardhshëm do të jetë 28.4 miliardë lekë.
E kundërta e asaj që pritet prej vitesh tashmë do të ndodhë me bujqësinë, pasi buxheti për këtë ministri do të rritet me vetëm 833 milionë lekë, dhe në total ky institucion do të ketë në dispozicion 15 miliardë lekë. Në fakt pritej rritje buxheti për këtë ministri pasi fondet që pati në dispozicion edhe këtë vit janë konsideruar të pamjaftueshme për mbështetjen e fermerëve.
Shifrat e reja të buxheteve janë bërë publike në vendimin e qeverisë për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2025–2027.
SHPENZIMET BUXHETORE PËR INSTITUCIONET
Viti 2024 414,631,354 mijë lekë
Viti 2025 441,358,640 mijë lekë
Rritja +26,727,286 mijë lekë
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
Viti 2024 57,137,485 mijë lekë
Viti 2025 68,370,259 mijë lekë
Rritja +11,232,774 mijë lekë
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
Viti 2024 52,223,097 mijë lekë
Viti 2025 61,220,097 mijë lekë
Rritja +8,997,000 mijë lekë
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Viti 2024 78,238,015 mijë lekë
Viti 2025 81,844,261 mijë lekë
Rritja +3,606,246 mijë lekë
MINISTRIA E MBROJTJES
Viti 2024 48,338,376 mijë lekë
Viti 2025 51,335,544 mijë lekë
Rritja +2,997,168 mijë lekë
MINISTRIA E BRENDSHME
Viti 2024 25,950,856 mijë lekë
Viti 2025 28,445,976 mijë lekë
Rritja +2,495,120 mijë lekë
MINISTRIA E BUJQËSISË
Viti 2024 14,180,500 mijë lekë
Viti 2025 15,013,748 mijë lekë
Rritja +833,248 mijë lekë
G.M./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Sondazhi Kombëtar i Studentëve 2025, Manastirliu: Zëri i tyre, themelor për zhvillimin e arsimit të lartë
19 Mars, 13:54
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Shkodër/ Banorët e Kullajve dhe Dragoçit protestë për rrugën: Punimet pa cilësi, s’kalojnë dy makina
17 Mars, 16:24
-
Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'kemi bërë gjë për fshatin! Na lanë me borxhe, s'ka më investime selektive (VIDEO)
17 Mars, 14:04
-
Jep kredi e mbledh kursime! Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51% e aksioneve të shtetit! Kush përfiton
12 Mars, 16:03
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Lezhë/ Një rrugë e drejtë, 2 kilometra që të çon në plazh nuk asfaltohet, banorët: Na mashtrojnë për fushatë por asgjë nuk bëjnë
10 Mars, 15:56
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Meleqja, mësuesja e parë rome në Shqipëri dhe Idrizi mësuesi 10 vjeçar i analfabetizmit! Esencë-Report Tv
7 Mars, 21:42
-
Pasi shkatërroi arsimin me universitetet kioska, Berisha: Do ta bëj madhështor, sa të vij në pushtet
7 Mars, 20:50
-
Skema kombëtare e subvencioneve 44 mln euro/ Për herë të parë financim për mbarështimin e viçave, Denaj: Forcojmë kontrollet për përfituesit e naftës pa taksa
6 Mars, 13:16