TIRANE – Sot Gjykata e Apelit ka ka dhënë vendimin duke gjobitur me 1 milionë lekë  vëllain e Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 janarit.

Ai u padit nga gardisti Fatos Skeja për “shpifje” pas shumë deklaratave të Ilmi Dedës në media kundër tij.

Deda ka deklaruar para mediave se Fatos Skeja pas vrasjeve të 21 janarit ka shkuar në shtëpinë e tij duke i ofruar një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të në një vizite të Kryeministrit për ngushëllim në shtëpinë e tyre.

Gjykata ka dhënë sot vendimin duke e gjobitur Dedën me 1 milionë lekë për shpifje dhe dëmtim te imazhit publik.

Ndrësa ka argumentuar se i padituri Ilmi Deda nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e lëshuara ndaj tij.

Vendimi u mor nga trupi gjykues kryesuar nga gjyqtarja Elona Stavri.

(ad.ti/shqiptarja.com)