21 Janari, 5 gardistë
"mbrojtën" serverin

21 Janari, 5 gardistë<br />
Grupi i analizës pranë Gardës së Republikës, dyshohet se ka marë pjesë në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë, ku ndodheshin të rregjistruara të gjitha pamjet e demostratës së 21 janarit. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj inxhinierit të IT-së Armando Kasaj, dolën në s'kenë dhe disa emra të tjerë të cilët mbrëmjen e 21 janarit kanë qënë brenda ambjenteve të kryeministrisë, dhe pikërisht në zyrën ku ndodhej serveri. Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza, kanë qëndruar mbrëmjen e 21 janarit duke hyrë mëngjesi i 22 janarit në ambjentet e kryeministrisë. Në gjykatën e Apelit avokati mbrojtës i të arrestuarit Armand Kasaj, Ilir Murrati, i bëri me dije gjykatës se klienti i tij nuk ishte imlikuar në asnjë vepër penale, pasi ai thjesht ka bërë vetëm kopjimin e filmimeve me kërkesë të gardistes Ervina Osmani dhe më pas në orën 23:00 ai është larguar duke shkuar në banesën e tij. Pas largimit të Kasajt, drejtori Arben Shkoza zyrën ku ndodhej serveri ua ka lënë në administrim shtetases Ervina Osmani dhe Ervin Lelaj. Këta të fundit e kanë marë në dorëzim nga ora 23:00 deri në mëngjes, dhe se për këtë peridhë kohe nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur në serverin e kryeministrisë. Avokati Murrati, nënvizoi se në serverin e kryeministrisë kishte akses çdo person dhe jo vetëm klienti i tij shtetasi Armando Kasa. Ndërkohë që ky i fundit në një prononcim për mediat bëri me dije se pamjet filmike që kishte kopjuar ja ka dorëzuar Gardës së Republikës dhe Prokurorisë së Tiranës.

Detyrim paraqitje
Treshja e gjyqtarëve të Apelit, Gjin Gjoni, Edmond Gogu dhe Artan Broci, vendosi dje të z'busë masën e sigurisë ndaj inxhinierit të IT-së Armando Kasa për të cilin prokuroria kërkoi izolimin në qeli të tij. Pas dëgjimit të palëve në sallën e gjyqit, gjykata caktoi masën e sigurisë të detyrimit për paraqitje çdo të hënë në prokurori të të dyshuarit Kasa. Mbrojtja e këtij të fundit, gjatë zhvillimit të seancës kërkoi lënin të lirë të klientit, pasi sipas saj nuk mund të akuzohesh për "Shpërdorim detyre" dhe zhdukjen e provave sepse Kasaj ka kopjuar një material filmik. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit Nezir Gjoka i kërkoi gjykatës caktimin e masës së "arrestit në burg", pasi sipas tij ekziston mundësia që i dyshuari gjatë qëndrimit i lirë mund ikë ose të ndikojë në fshehjen e provave apo të zhdukjes së materialeve filmike, të cilat sot e kësaj dite nuk janë vënë në dispozicion të prokurorisë. Ky argument u kundërshtua nga avokati Ilir Murati, i cili i vuri në dukje trupit gjykues se Armand Kasa është marë në pyetje katër herë. "Të nderuar gjyqatrë klienti im që nga muaji Prill 2011 deri tani është marë nga prokuroria e Tiranës katër herë në pyetje. Në të gjitha herët, Armand Kasaj është treguar i gatshëm, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë për marjen në pyetje. Sa i përket ikjes dhe rrezikut të zhdukjes së provave siç pretendon prokurori, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi tashmë serveri ndodhet në prokurori dhe se Armand Kasa nuk ka asnjë arsye apo mjet që mund ta kryejë një gjë të tillë"-ka deklaruar avokati mbrojtës Ilir Murati. Nisur nga kjo gjykata ka lënë të lirë të dyshuarin Kasa, duke pohuar se prokuroria kundër këtij vendimit mund të ankohet me rekurs në Gjykatën e Lartë.

Serveri nga Garda
Sipas avokatit Murati provohet që nga kryeministria i është vënë në dispozicion të prokurorisë një CD me materiale të rregjistruara si dhe një raport vlerësimi të gjëndjes së sistemit të kompanisë "TIS Sh.P.K". Fakti i mësipërm trajtohet dhe në vendimin e gjykatës ku citohet se në datn 4 mars 2011 me shkresën nr.870 të protokollit, Këshilli i Ministrave ka dërguar edhe një informacion shtesë, në lidhje me vëzhgimit të kryeministrisë duke përcjellë dhe rregjistrimet e një kamere tjetër. Sa më sipër provohet që i dyshuari Armando Kasa nuk ka kryer asnjë veprim për fshehje të të dhënave apo për fshirje të rregjistrimeve. Në raste e ngjarje të tilla sistemi i kamerave të sigurisë nuk është më në mbikqyrje, administrim apo në ruajtje të specialistit të IT-së apo kryeministrisë, por në kopetencat e Gardës së Republikës. I dyshuari Armando Kasa ka deklaruar në prokurori që në Prill 2011 se ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhënë në dorë DVD, punonjësve të gardës, konkretisht shtetases Ervina Osmani. Duke kryer një veprim të tillë i dyshuari Armando Kasa nuk kishte si të fshinte të dhënat në DVR, kur ato të dhëna ju dhanë me paisjen përkatëse punonjësve të analizës të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Rrethanat, faktet dhe provat si më lart tregojnë në mënyrë të qartë se nga ana e të dyshuarit Armando Kasa nuk është bërë asnjë veprim fshirje apo fshehje siç pretendohet nga prokuroria e Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024