21 janari, Artan Hoxha: Eksperti vuri
ashklën në këmishën e Ziverit

21 janari, Artan Hoxha: Eksperti vuri<br />ashklën në këmishën e Ziverit
TIRANE- Në studion Tv A1 REPORT!, gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” Artan Hoxha komentoi videon e ekspertizës së Ndoc Çardakut në rrobat e Ziver Veizit, i cili mbeti i i vrarë në protestën e 21 janar 2011 para kryeministrisë.

Artan Hoxha thotë se pamjet tregojnë qartë manipulimin e ekspertit të Ndoc Çardakut me vendosjen e ashklës në vrimën e përshkuar nga plumbi. Fillimisht pamjet tregojnë momenti kur ka identifikuar ku është ashkla dhe ka bërë lëvizjen e saj drejt vrimës dhe e lëviz me doreza. Ashkla është e vështirë për t’u lëvizur me gishtërinj, më pas e kërkon klemën në përfundim.

Hoxha thotë se eksperti “nuk e ka menduar se po ta dinte do të ishte përkjekur të mos e bënte këtë ekspertim me video, siç nuk janë bërë dhe ekspertime të tjera”. Ai kujton dhe një moment, të deklaratës së mjekut të Spitalit Ushtarak pasi u mësua për vrasjet ku thotë se ”në vrimat hyrëse të të tre viktimave ka pasur djegie dhe gjurmë baruti, çka tregon se vrasjet janë bërë nga afër."
 
Gazetari investigativ shton se predhat e dala nga arma me të cilën u qëllua Ziver Veizi "nuk bëjnë rikoshetë. Një gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe ekspertët britanikë.

Artan Hoxha flet dhe për një sintoni në kohë të detajeve që Kryeministri pati deklaruar pak ditë pas vrasjes dhe që u mbështetën më vonë nga ekspertët dhe u morën për bazë nga trupi gjykues. Berisha ka thënë më 23 janar predha është gjetur në trupin e Ziver Veizit ka pasur me vete ashkla druri dhe fibra bimësh, dhe ashtu ndodhi! Sipas ekspertit Ndoc Çardaku, predha e cila ka shkaktuar vdekjen e Ziver Veizit kishte shkuar pasi kishte ndeshur një trup, një pemë dhe mohon që është qëlluar drejtëpërdrejt.

Gazetari Hoxha thotë se Ndoc Çardaku ka afruar një ashkël druri pranë vendit ku ka hyrë predha dhe mënyra si ka shkuar nga pema deri tek viktima është provuar nga ekspertët e akuzës.

"Është bërë ekspertizë titanike për të manipuluar. Kështu siç po shkojnë ngjarjet, drejtësia dhe prokuroria nuk e ka mundësinë dhe është jashtë cdo mundësie të saj të kryejë hetime me persona që kanë imunitet politik. Është vërtetuar që prokuroria nuk mund t'i hetojë personat me imunitet, përfshi këtu dhe kryeministrin” - thotë gazetari investigativ gjatë bisedës në studion e lajmeve në televizionin A1 REPORT.

Tentativë tjetër për të manipuluar të vërtetën e vrasjeve të 21 Janarit, Hoxha shton se është dhe videoja e publikuar pak ditë pas 21 Janarit në internet (Youtube) që hidhte hipotezën se një nga protestuesit e kishte kryer vrasjen.

“Në sfondin e videos dëgjohet zëri i një moderatoreje të një televizioni kombëtar. Duhej të ishte hetuar se kush e hodhi videon në youtube dhe cili ishte qëllimi. Videoja u hodh për të manipuluar pamjet e vërteta”- thotë Hoxha duke shtuar se "pamjet e marra në këtë video janë filmuar nga zyrat e Kuvendit të Kryesisë. Dhe aty askush nuk mund të hyjë vetëm nëse merr leje. Pamjet ishte një kamera e legalizuar nga institucioni i Kuvendit dhe pamjet janë filmuar nga ky pozicion”

Sipas Hoxhës predhat e dala nga arma me të cilën u qëllua Ziver Veizi "nuk bëjnë rikoshetë. Një gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe ekspertët britanikë.

Hoxha thotë se u krye dhe porosia e Kryeministrit, i cili pati deklaruar se vendimi do të jepej nga një tjetër prokuror dhe jo Ina Rama. “Kërkesa e prokurorisë është bërë kur i gjithë zinxhiri komandues i organit të hetimit përfshirë në hetimin e 21 Janarit, u largua nga detyra. U largua Sokol Stojani, Ina Rama. Sokol Malaj”

ME PAMJET E FILMUARA NGA MEDIA VRASJET E 21 JANARIT MUND TË RINDËRTOHEN
“Shyqyr zotit dhe falë kurajës e punës të gjithë kameramanëve që kanë parë dhe filmuar skenat ku i qëlloheshin me armë, ngjarjet e 21 janarit mund të rindërtohen.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos