TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar sot paradite një takim me kryeministrin Berisha. Ambasadori Aleksandër Arvizu është parë të hyjë në godinën e kryeministrisë rreth orës 11:00 dhe takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë njoftim për zhvillimin e këtij takimi, i cili vjen një ditë pas deklaratës së përbashkët tre diplomatët e akredituar në Tiranë, ku kërkonin të zbardhet e vërteta e 21 janarit.
Gjatë këtyre ditëve, ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë intensifikuar takimet me zyrtarët e lartë të shtetit për shkak të klimës së ashpër politike në vend, kur qeveria është në përplasje me opozitën për vendimin më të fundit të Gjykatës së lartë për të shpallur të pafajshëm ish-zv.kryeministrin Ilir Meta të akuzuar për korrupsion dhe kur pas dy ditësh do të përkujtohet 1 vjetori i masakrës së 21 janarit, kur forcat e sigurisë vranë 4 demonstrues të opozitës dhe plagosën dhjetra të tjerë.
Po dje në mesditë ambasadorët e disa prej vendeve të bashkimit Europian u mblodhën në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi në një takim urgjent që zgjati më shumë se një orë.
Në deklaratën e përbashkët tre diplomatët kryesorë në Shqipëri, përkatësisht Alekandër Arvizu, i SHBA-së, Eugen Ëollfarth, I OSBE dhe Ettore Sequi i BE, deklaronin se mbështesin Prokurorinë e Përgjithshme si institucionin, e cila përtej çdo ndikimi partiak është institucioni i duhur për të hedhur dritë mbi ngjarjen e një viti më parë. Zyrtarisht Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj që të mos lëvizin në zona ku do të ketë tubime, si ai që pritet në 21 janar para kryeministrisë.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 3154
Lajme të tjera
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24
-
Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit
24 Janar, 22:21
-
Ambasadori i OSBE-së takon Ramën në Kryeministri: Presim një bashkëpunim të madh
20 Janar, 20:01
-
Atentati i dështuar i serbëve për të vrarë ambasadorin e OSBE-së, Walker: Më shpëtoi truproja
14 Janar, 14:57