Lulzim Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK ku u pyet për dosjen e 21 janarit, sipas burimeve të Report Tv. Por, vetë Basha u shfaq i rezervuar të tregojë publikisht se për çfarë ishte në SPAK.

Gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për një çështje dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për shtyp do ta mbajë një herë tjetër.

Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.

Gazetarët: Për 21 janarin?

Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.

Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?

Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim

Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë

Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha pyetet mbi 1 orë në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit! Ish-ministri i rezervuar: Ruaj sekretin hetimor (VIDEO)