I larguar nga politika pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, ku nuk mundi të fitojë as mandatin e tij të deputetit, Lulzim Basha u shfaq papritur në SPAK rreth orës 16.00 të pasdites së kësaj të enjteje, 30 tetor.

Një përshëndetje shkurt mediave dhe u drejtua direkt derës së SPAK. Dorëzoi celularin në raftin e siguruar me çelës, dhe u fut në godinën që prej 1 viti e 3 muajsh, po heton një nga dosjet më të bujshme, atë të 21 janarit. Në demonstratën e 21 janarit 2011 të opozitës socialiste në atë kohë, Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, kur katër protestues të pafajshëm u vranë me armë.

Pas 1 orë e 20 minuta përballë prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, u shfaq i rezervuar të tregojë publikisht se për çfarë ishte në SPAK.

Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.

Gazetarët: Për 21 janarin?

Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.

Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?

Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak.

Në fakt, korrikun e vitit 2024, kur SPAK nisi hetimet për të zbardhur krimin shtetëror të 21 janarit, Lulzim Basha u shfaq entuziast në atë kohë për të bashkëpunuar me drejtësinë. 

Prerazi ka mohuar në deklarata publike se nuk është ai personi që urdhëroi gardën të qëllojë me armë ndaj protestuesve përpara kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha, dhe as të jetë ai që zhduku serverët me të gjitha filmimet e asaj dite. 

Për rolin e Sali Berishës, sa herë që është pyetur, ka zgjedhur të mos komentojë.

Me interes pritet të shihet nëse Lulzim Basha është vendosur 100% në dispozicion të drejtësisë për të treguar përballë hetuesve, gjithçka ai di, gati 15 vite nga vrasjet në bulevard.

SPAK ka në duar sfidën e të vënit drejtësi për krimin e gjykuar një herë nga sistemi i vjetër, si “vrasje nga pakujdesia”.

Ishte insistimi i palëkundur i familjarëve të Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor, që çoi dosjen e 21 janarit në dyert e SPAK. Më 12 mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë foli në frymën e një vendimi historik të një prej gjykata më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, dhe urdhëroi SPAK të hetojë 21 janarin si krim shtetëror, për të zbardhur rolin dhe përgjegjësitë e drejtuesve të lartë shtetërorë, Berishës, Bashës, e Ndrea Prendit për vrasjet e 4 protestuesve, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, sot dëshmorë.

Prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.

Prokuroria e Posaçme regjistroi më 15 korrik procedimin penal për 3 vepra penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
21 janari/ Basha i rezervuar pasi del nga SPAK: Do ruaj sekretin hetimor, konferencën për shtyp herë tjetër

Lulzim Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK ku u pyet për dosjen e 21 janarit, sipas burimeve të Report Tv. Por, vetë Basha u shfaq i rezervuar të tregojë publikisht se për çfarë ishte në SPAK.

Gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për një çështje dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për shtyp do ta mbajë një herë tjetër.

Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.

Gazetarët: Për 21 janarin?

Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.

Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?

Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim

Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë

Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

Ora 17:22
21 janari në SPAK, çfarë deklaronte Lulzim Basha pas distancimit nga Berisha: S’kam dhënë asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve

1746456991_lulzimbasha.jpg

Për herë të parë, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha është thirrur në SPAK për tu pyetur si person që ka dijeni për 12 janarin, ku 4 protestues u vranë në mes të bulevardit nga plumbat e shtetit. Por, çfarë deklaronte Lulzim Basha më herët për 21 janarin, pas përplasjes me Berishën dhe distancimit nga ai?

Shqiptarja.com iu rikthen në vëmendje deklaratat e Bashës të bëra gjatë vitit 2024, kohë kur po luftonte edhe t’i merrte Partinë Demokratike Berishës. Basha në disa dalje të tij publike ka deklaruar se ishte u gatshëm të shkonte në SPAK për 21 janarin dhe se është plotësisht në dispozicion të saj.  

Edhe pse kur 4 protestuesit u vranë nga plumbat që u derdhën nga kryeministria në kohën kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, ai ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër që të qëllohet në drejtim të protestuesve dhe i bënte thirrje SPAK për hetim të plotë.

Pjesë nga një intervistë e dhënë nga Lulzim Basha për Zërin e Amerikës më 14 mars 2024

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast?

Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i brendshëm.

Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika.

Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?

Lulzim Basha: Pa diskutim.

Pak muaj pas kësaj interviste, edhe Report Tv e pyeti Bashën mbi 21 janarin dhe ai mbajti të njëjtin qëndrim, duke mohuar t’i ketë dhënë urdhër Gardës të qëllojë, si edhe mohoi se ka gisht në fshirjen e serverëve të kryeministrisë.

Report Tv: A ke urdhëruar gardën të qëllojë dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?

Lulzim Basha: Jo dhe jo.

Report Tv:  Ju shpreheni i pafajshëm me këtë përgjigje “jo dhe Jo”, cili është roli i Sali Berishës?

Lulzim Basha: Kjo është konferencë për shtyp nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet.