TIRANE- Artes Dybeli ka deklaruar sot në sallën e gjyqit se ndodhej rastesisht para Kryeministrisë dhe se nuk ishte pjesë e protestës. Ai ishte nisur për të takuar një shokun e tij ndërsa nuk ishte ne dijeni të zhvillimit të protestës.
“Kur pashë kaosin e shkaktuar jam përpjekur të kthehem dhe në këtë moment kam marrë dy plumba një në shpatull dhe një në fyt. Dëgjoja zhurmë dhe krisma, por gjatë gjithë kohës kam menduar se ishin plumba manovër dhe jo të vërtetë. Nuk e kam kuptuar se cfarë më ndodhi në momentin që jam plagosur, mbaj mend vetëm se persona të panjohur, protetsues më kanë marrë dhe më kanë dërguar drejt një makine të Policisë Bashkiake, më pas kam humbur ndjenjat duke mos kujtuar asgjë dhe e kam gjetur veten në spital.” Kjo ka qënë dëshmia e dhënë nga dëshmitari i parë në këtë proces.
Dybeli dha detaje të tjera duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve, Prokurorisë si dhe gjyqtarëve, por nuk identifikoi dot asnjë nga të pandehurit që e kishin qëlluar.
Sipas prokurorit të çështjes nuk mund të flitet për identifikim, për sa kohë që të gjithë punonjësit e Gardës kanë qenë me skafandër. Ndërkaq problemet me adresat kanë bërë që në seancë të mos paraqitet asnjë dëshmitar tjetër.
Sipas kërkesave të bëra nga prokuroria dhe mbrotja në këtë proces gjyqësor pritet të ketë një numër të madh dëshmitarësh, mes tyre deputetë të Partisë Socialiste, efektivë të Gardës së Republikës si edhe pjesëtarët e grupit të zjarrit, të cilët kanë qenë të akuzuar për ngjarjen e 21 janarit, por më pas u liruan nga akuzat. Seanca e rradhës do të mbahet më 20 qershor në orën 11:00
Ish-shefi i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj me pistoletën e tij Berreta, tytën e së cilës, sipas Prokurorisë, e ka ndërruar me atë të shoferit të tij Margarit Kume. Ky i fundit është vënë nën akuzën e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Gardisti Agim Llupo akuzohet për 2 vrasje, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, ndërkohë që vrasja e katërt, ajo e Aleks Nikës nuk është zbardhur nga Prokuroria.
(sg/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com