21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë

Më 21 janar shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve nga plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha, ndërsa dosja tashmë është në dorë të SPAK. Analisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv thotë se 21 janari është vrasje shtetërore dhe sipas tij qëllimi i Sali Berishës ishte që të eliminonte opozitën e asaj kohe (PS).

“Vrasje shtetërore, ata nuk tentuan të futen brenda, nuk ishin me armë. Berisha e bëri për të vrarë përfundimisht opozitën që ishte në atë kohë”, theksoi Demalia.

Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Demalia thekson se SPAK duhet mbështetur që të çoj para të gjitha hetimet dhe dosjet që ka në duar.

“Ne duhet ti japim fuqi SPAK, ta mbështesim, më mirë të fillojë një ndëshkim, se sa mos të fillojë ndëshkimi fare”, tha Demalia.

Nga ana tjetër, analisti Arben Meçe thotë se hetimet e SPAK janë të vonuara. Ai i bën apel Prokurorisë së Posaçme që të çojë para hetimet, ndërsa thekson se kjo ngjarje kërkon përgjegjësinë, pasi ishte Strasburgu që tha qartë se është krim shtetëror.

“Është apel që bëjmë, jemi për pak ditë në përvjetor. Unë kam thënë dhe do them, që në këtë ngjarje SPAK është i vonuar. Nëse sot duhet të bëj një apel, është: ‘I nderuar SPAK është një çështje që kërkon përgjegjësinë. Çështja është shumë e qartë tashmë. Strasburgu e trajtoi ngjarjen në dy pista dhe mori vendim në dy pista. Pista e dytë është me serioze, së pari thotë që është vrasje shtetërore dhe e dyta tentativa për të fshehur provat dhe manipuluar provat. Kjo është më e rëndë, tentativa për të fshehur provat fsheh në vetvete edhe qëllimin e vrasjes së 21 janarit”, tha Meçe.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledia: 16/01/2025 00:33

    Qenka keq situata, pasi vetë analistët më të mirë në Shqipëri si ArbenMeçe burri Silvës, Demalia kaskador djali i ish eksponentit të sigurimit të shtetit, i dënuari në cdo sistem Idajet Beqiri, ilir miush Yzeiri, minxhozi, juriisti analist Kara, e sa e sa të tjerë paskan zbritur në debate për shpëtimin e fateve të vendit pasi fajin edhe pse 12 vjet në opzitë fajin e ka Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas