Analisti Arben Meçe, u ndal tek çështjet të cilat edhe sot nuk kanë marrë zgjidhje siç është edhe ‘21 janari’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha.
Ai tha se kjo çështje është ende pa drejtësi, ndërsa Strasburgu e cilësoi si një vrasje shtetërore.
‘21 janari është rasti më ideal për të kuptuar çfarë do të thotë pavarësi e sistemit se si një prokurore manipulohet nga politika. Tek 21 janari është ajo që e kualifikoi veprën penale si vrasje nga pakujdesia duke e deformuar komplet çështjen.
![]()
Ishte ajo që orkestronte procesin hetimor dhe ishte ajo në krye të grupit në produkt solli një dështim të madh të asaj çështje, që ishte një çështje shumë e rëndësishme. Por të njëjtën dosje e mori në dorë edhe Strasburgu dhe e shpalli vrasje shtetërore’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Reforma në drejtësi/ Karanxha: Solli regres! Çaça: Gjykatat kanë mungesë gjyqtarësh! Meçe: KLGJ dhe KLP duhet që të veprojnë







