Reforma në drejtësi ka qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme në Report Tv. I ftuar në emision ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se reforma në drejtësi solli regres sa i përket kohëzgjatjes së proceseve të hetimeve.
Ai theksoi se pavarësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka njohur përmirësim, ndërsa vlerësoi punën e SPAK, si organi më i mirë i reformës në drejtësi, sipas tij që ka pasur rezultate pozitive.
Sipas tij, ngarkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve është shumë e madhe, gjë e cila sipas tij ndikon drejtpërdrejt në vonesat e vendimeve gjyqësore.
‘Para shumë vitesh gjyqi shkonte deri në 3 vite. Kurse sot ku jemi mbi 20 vite për çështje civile dhe penale. Këtu është bërë një regres ata që kanë skicuar reformën në drejtësi duhet që të shihnin që ti ofronin shqiptarëve drejtësi. Tek pavarësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë përparim. Pastaj SPAK ka pasur rezultate pozitive. SPAK është organi më i mirë i reformës në drejtësi. Ngarkesa që kanë gjyqtarët dhe prokurorët është në nivele të frikshme’, tha ai.
Analisti Arben Meçe, tha se fakti që sot sistemi i drejtësinë ndodhet në këtë situatë është i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
‘Në 2016 cilat ishin problemet e drejtësisë, sistemi i korruptuar dhe nuk kishte drejtësi. Këto probleme dolën në çdo sondazh dhe veprimi i parë nga politika ishte të prodhonte institucione të pavarura dhe objekti ishte që të prodhonte gjykatë dhe prokurori të pavarur. A e kemi realizuar pavarësinë? Unë them se po. Ne kemi një qeveri të prokurorëve dhe të gjyqtarëve që janë KLGJ dhe KLP dhe nëse dalin këto probleme sot, unë them çfarë kërkojnë nga qeveria këto institucione kur ajo të ka dhënë mundësinë që ta bësh ti reformën brenda vetes. Për mua përgjegjëse është KLGJ dhe KLP. SPAK ka të njëjtën pavarësi si KLGJ dhe KLP. Pse Altin Dumani duhet ta ngrejë në ato përmasa SPAK? Sepse u vetërregullua dhe u hodh në aksion. Institucionet e tjera të drejtësisë kanë rënë në rehati dhe tani thonë është bllokuar sistemi. Po normalisht që do të bllokohej’, tha ai.
Avokati Përparim Çaça, tha se reforma në drejtësi është drejtë dështimit. Sipas tij, në gjykata ka mungesë të gjyqtarëve.
‘Tashmë të gjitha krahët politikë dhe jo vetëm janë të bindur se kjo reformë në këtë situatë që është drejtë dështimit. Por më e rëndësishme për mua është aksesi në drejtësi. Apeli po merr çështjet e fillimit të vitit 2018, sot është duke gjykuar këto çështje, 7 vite më pas. Ne kemi bërë një reformë, u bë harta gjyqësore dhe u soll e gjithë Shqipëria në gjykatën e apelit, kur s’ka infrastrukturë dhe burime njerëzore. Sot të gjykosh të gjitha vendimet që ekzistojnë me 31 gjyqtarë në Apel është e pamundur. Jemi në kushte skandaloze duhet një infrastrukturë me gjyqtarë ashtu si duhet. Unë mendoj se problemi më i madh është problemi i burimeve njerëzore, nuk kemi gjyqtarë në sistem’, tha ai.
Analisti Endri Tafani, u ndal tek harta e re gjyqësore që sipas tij ka sjell tejzgjatje të afateve të hetimit dhe mbingarkesë të punës për gjyqtarët dhe prokurorët.
‘Në drejtim të çështjeve për politikanëve drejtësia sot është më mirë se ajo që kemi pasur për çështjet e qytetarëve është ndryshe. Aty ku kanë furur amerikanët ka ecur mirë, aty ku kanë futur duart të tanët është më keq. Harta e re e gjyqësore është nga ne dhe ka sjell tejzgjatje të afateve dhe ka krijuar mbingarkesë për gjyqtarët dhe për prokurorët. Shkolla e Magjistraturës është një hallkë e panevojshme se çfarë do mësosh atje. Mjafton një provim shtetëror për t’u bërë gjykatës ose avokatë, sepse s’ka nevojë që të bësh një shkollë tjetër kur ke mbaruar juridikun. Këto filtra vendosen nga politika për të kapur pushtetin edhe shkolla e avokatisë është e kotë’, tha ai.
Analisti Arben Meçe, u ndal tek çështjet të cilat edhe sot nuk kanë marrë zgjidhje siç është edhe ‘21 janari’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha.
Ai tha se kjo çështje është ende pa drejtësi, ndërsa Strasburgu e cilësoi si një vrasje shtetërore.
‘21 janari është rasti më ideal për të kuptuar çfarë do të thotë pavarësi e sistemit se si një prokurore manipulohet nga politika. Tek 21 janari është ajo që e kualifikoi veprën penale si vrasje nga pakujdesia duke e deformuar komplet çështjen.
Ishte ajo që orkestronte procesin hetimor dhe ishte ajo në krye të grupit në produkt solli një dështim të madh të asaj çështje, që ishte një çështje shumë e rëndësishme. Por të njëjtën dosje e mori në dorë edhe Strasburgu dhe e shpalli vrasje shtetërore’, tha ai.
Komente













Zoti Meçe! E tha Strazburgu por e tha edhe vetë urdhëruesi se ishte vrasje Shtetërore dhe vrasësi anti Shqiptari Berisha! Kjo është drejtësia Shqiptare që lë në liri njeriun mëtë rrezikshëm të Shqipërisë Sali Berishen.
Përgjigju